Bota

Lufta në Ukrainë/ Paralajmërimi i Trump për Putin: Nëse nuk arrijmë një marrëveshje së shpejti, do të vendos taksa, tarifa dhe sanksione të larta ndaj Rusisë

Megjithatë, presidenti amerikan i dërgoi një mesazh të qartë Moskës, duke paralajmëruar pasojat e vazhdimit të luftës.

22 Janar 2025, 17:26 Nga E. D
Lufta në Ukrainë/ Paralajmërimi i Trump për Putin: Nëse
Donald Trump

SHBA- Presidenti i SHBA-ve Donald Trump i është drejtuar me tone të ashpra presidentit rus Vladimir Putinin duke thënë se nëse ai nuk pranon të bëj një marrëveshje paqeje me Ukrainën do të vendos tarifa dhe sanksione të larta ndaj Rusisë. 

“Nuk dua të dëmtoj Rusinë. Unë e dua popullin rus dhe kam pasur gjithmonë një marrëdhënie të mirë me presidentin Putin”, tha Donald Trump në një postim në Truth Social.

Ai kujtoi gjithashtu kontributin e Rusisë në Luftën e Dytë Botërore, duke thënë: “Nuk duhet të harrojmë se Rusia na ndihmoi të fitojmë Luftën e Dytë Botërore, duke sakrifikuar pothuajse 60 milionë jetë”.

Megjithatë, presidenti amerikan i dërgoi një mesazh të qartë Moskës, duke paralajmëruar pasojat e vazhdimit të luftës: “Bëj kompromis tani dhe ndalo këtë luftë qesharake! Nëse nuk arrijmë një marrëveshje së shpejti, nuk do të kem zgjidhje tjetër veçse të vendos taksa, tarifa dhe sanksione të larta për gjithçka që Rusia eksporton në Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera pjesëmarrëse”.

Trump përfundoi e përfundoi mesazhin e tij duke bërë thirrje për një zgjidhje të menjëhershme: “Ta japim fund kësaj lufte, e cila nuk do të kishte nisur kurrë nëse unë do të kisha qenë president. Ne mund ta bëjmë atë të lehtë ose të vështirë, por e lehtë është gjithmonë më mirë. Le të bëjmë një marrëveshje! Nuk duhet humbur më jetë”.

donald trump lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll