Bota

Stuhia e rrallë e dëborës godet jugun e SHBA-së/ Raportohen 4 viktima, mbi 2,000 fluturime të anuluara, shtresa rekorde edhe në zonat ku ky fenomen është i rrallë (FOTO)

Si pasojë e motit të acart mbi 2,000 fluturime janë anuluar të martën dhe më shumë se 1,600 fluturime janë anuluar të mërkurën.

22 Janar 2025, 16:49 Nga E. D

Stuhia e rrallë e dëborës godet jugun e SHBA-së/ Raportohen

FLORIDA- Temperaturat e acarta kanë “pushtuar” shtetet jugore të SHBA-së përgjatë Gjirit të Meksikës, duke sjellë borë të dendur dhe erë të fortë, në një zonë ku fenomene të tilla moti janë të rralla. Si pasojë e motit të acart mbi 2,000 fluturime janë anuluar të martën dhe më shumë se 1,600 fluturime janë anuluar të mërkurën.

Gjithashtu janë raportuar disa viktima për shkak të përplasjeve me makinë. Në zonën e Atlantës, zyrtarët e kontesë DeKalb shpallën një gjendje të jashtëzakonshme të mërkurën dhe po u bëjnë thirrje të gjithë banorëve të strehohen në vend për shkak të motit të ashpër të dimrit. Po ashtu zyrtarët thonë se mbi 100 makina janë raportuar të bllokuara në rrugë. 

Shumë zona panë më shumë borë sesa kanë pasur në të paktën 130 vjet. Pjesa juglindore e Hjustonit u përfshir nga reshje të dendura dëbore, duke e bërë atë një nga stuhitë më të mëdha të dëborës që ka prekur zonën.

moti acart ne shba

Sondazh

Poll