22 Janar 2025, 07:24
Nga M.B
Donald Trump
SHBA- Prokurorët e përgjithshëm të 22 shteteve amerikane ngritën padi të martën për të bllokuar masën e Presidentit Donald Trump për t'i dhënë fund një praktike imigracioni në Shtetet e Bashkuar të njohur si e drejta e shtetësisë përmes lindjes, e cila garanton që fëmijët e lindur në SHBA janë shtetas pavarësisht nga statusi i prindërve të tyre.
Urdhri ekzekutiv i Trump i nënshkruar të hënën synon përmbushjen e një premtimi të fushatës presidenciale, por suksesi i tij është i pasigurt, në kushtet kur e drejta e shtetësisë në bazë të lindjes është e parashikuar në kushtetutën amerikane. Prokurorët e përgjithshëm të shteteve me shumive demokrate dhe avokatët e të drejtave të emigrantëve thonë se çështja e shtetësisë përmes lindjes është e garantuar me ligj dhe megjithëse presidentët kanë autoritet të gjerë, ata nuk janë monarkë.
“Presidenti nuk mundet të shfuqizojë Amendamentin e 14-të me një të rënë të lapsit, pikë!”, tha Prokurori i Përgjithshëm i Nju Xhersit, Matt Platkin.
Shtëpia e Bardhë tha se është gati të përballet me shtetet në gjykatë dhe i quajti paditë "asgjë më shumë se pjesë e rezistencës së së majtës".
“Të majtët radikalë ose mund të zgjedhin të refuzojnë vullnetin dërrmues të popullit, ose mund të bashkohen me ne dhe të punojnë me Presidentin Trump”, tha zëvendëssekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Harrison Fields.
Prokurori i Përgjithshëm i Konektikatit, William Tong, një shtetas amerikan i natyralizuar dhe prokurori i parë kinezo-amerikan i një shteti amerikan i zgjedhur në vend, tha se padia ishte personale për të.
"Amendamenti i 14-të e thotë qartë se nëse ke lindur në tokë amerikane, je amerikan. Pikë!”, tha ai.
“Nuk ka asnjë arsye ligjore për debat për këtë çështje. Por fakti që Trump është gabim nuk e pengon atë që të shkaktojë dëme serioze për familjet amerikane si e imja”, tha ai.
Në qendër të debatit është e drejta për shtetësi që i jepet kujtdo që lind në SHBA, pavarësisht nga statusi i prindërve të tyre. Njerëzit që janë në Shtetet e Bashkuara me një vizë turistike ose lloj tjetër vize ose në mëmyrë të paligjshme mund të bëhen prindër të një shtetasi nëse fëmija i tyre lind këtu, sipas Amendamentit të 14-të të Kushtetutës, thonë mbështetësit e kësaj të drejte.
Por zoti Trump dhe aleatët e tij e kundërshtojnë këtë interpretim të amendamentit dhe thonë se duhet të ketë standarde më të ashpra për t'u bërë qytetar. SHBA-ja është mes rreth 30 vendeve, mes së cilëve edhe Kanadaja dhe Meksika, ku e drejta e shtetësisë garantohet përmes lindjes. Shumica janë në Amerikë.
Shumica e vendeve të tjera e japin shtetësinë bazuar në faktin nëse të paktën njëri prind - ose e thënë ndryshe përmes "së drejtës së gjakut" - është shtetas ose ka një formë të shtetësisë përmes origjinës që mund ta kufizojë shtetësinë automatike vetëm për fëmijët e prindërve që janë në një territor në mënyrë të ligjshme./ VOA
donald trump
Bota
21 Janar 2025, 22:59
r.ll
marcoi rubio
SHBA- Sekretari i ri i Shtetit Marco Rubio u prit të martën në Departamentin e Shtetit me duartrokitje të ngrohta, në...
Bota
21 Janar 2025, 22:42
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Në mesin e pikave të nxehta mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, asaj që duhet kushtuar më s&eu...
Bota
21 Janar 2025, 22:24
r.ll
foto ilustruese
PARIS- Franca mirëpriti 100 milionë vizitorë të huaj në vitin 2024, viti i Lojërave Olimpike dhe Pa...
Bota
21 Janar 2025, 22:29
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
TEL AVIV- Katër persona u plagosën në një sulm me thikë në Tel Aviv. Sulmuesi mësohet se u q&...
Bota
21 Janar 2025, 21:58
N.F
Gjermani
GJERMANI- Dy punëtorë vdiqën në një shpërthim që ndodhi të martën në mëngjes n&eu...
Bota
21 Janar 2025, 21:52
r.ll
takimi i barron dhe biden
SHBA- Barron Trump ka shtrënguar duart me ish-presidentin Joe Biden dhe ish-zëvendëspresidenten, Kamala Harris, gj...
Bota
21 Janar 2025, 21:42
r.ll
SHBA- Këmbëngulja e presidentit amerikan Donald Trump të hënën se ai dëshiron të rikthejë Kanalin e Panamasë në...
Bota
21 Janar 2025, 21:40
r.ll
donald trump
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump thotë se duke mos negociuar një përfundim të luftës s&eum...
Bota
21 Janar 2025, 20:39
r.ll
foto nga momentet
SHBA- Inaugurimi i dytë historik i Donald Trump ishte një ngjarje e mbushur me yje, e mbushur me magjepsje dhe emocione, por fe...
Bota
21 Janar 2025, 20:28
N.F
Foto ilustruese
BOSNJE- Në vitin 2024, presidenti i Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë, Millorad Dodik, urdhëroi disa...