Bota

Dy të vdekur nga një shpërthim në një fabrikë në Gjermani

Sipas informacioneve, shkak i shpërthimit ka qenë një rrjedhje gazi në fabrikë.

21 Janar 2025, 21:58 Nga N.F
Dy të vdekur nga një shpërthim në një fabrikë
Gjermani

GJERMANI- Dy punëtorë vdiqën në një shpërthim që ndodhi të martën në mëngjes në një objekt të grupit Bosch në qytetin jugperëndimor të Gjermanisë në Reutlingen. Sipas informacioneve, shkak i shpërthimit ka qenë një rrjedhje gazi në fabrikë. Pas raportimeve për një rrjedhje disa punonjës të objektit të Bosch shkuan për të hetuar incidentin.

Por ngjarja pasoi me një shpërthim të fortë, si pasojë e të cilit një 52-vjeçar humbi jetën menjëherë dhe një 44-vjeçar u nënshtrua plagëve të marra pasi u dërgua në spital. Sistemet e paralajmërimit u aktivizuan nga rrjedhja, por kur zyrtarët shkuan për të hetuar shkakun, gazi reagoi me ajër dhe shpërtheu.

Një punëtor humbi dëgjimin për shkak të shpërthimit. Autoritetet po kryejnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Policia tha se nuk ka më asnjë rrezik për publikun.

2 viktima ne gjermani shperthen fabrika ne gjermani

Sondazh

Poll