21 Janar 2025, 21:40
Nga r.ll
donald trump
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump thotë se duke mos negociuar një përfundim të luftës së saj me Ukrainën, Presidenti rus Vladimir Putin po “shkatërron Rusinë”.
“(Presidenti ukrainas Volodymyr) Zelenskyy më tha që ai do që të arrijë një marrëveshje”, u tha Presidenti Trump gazetarëve të hënën në Zyrën Ovale, pas inaugurimit të tij si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara. “Nuk di nëse Putini e do një gjë të tillë. Ndoshta nuk do, nuk e di. Ai duhet të bëjë një marrëveshje. Mendoj se po shkatërron Rusinë duke mos bërë një marrëveshje”.
“Mendoj se Rusia do të ketë probleme të mëdha”, shtoi Presidenti Trump. “Shikojeni ekonominë, shikojeni inflacionin në Rusi... Unë merresha vesh me të dhe shpresoj që ai do që të bëjë një marrëveshje”.
Presidenti i rizgjedhur i Shteteve të Bashkuara gjithashtu tha se ai dëshiron ta takojë së shpejti Presidentin rus Putin, por se një datë për takimin nuk është përcaktuar ende.
Vetëm disa orë para ceremonisë së inaugurimit të zotit Trump të hënën, zoti Putin i tha Këshillit të Sigurisë së Rusisë përmes një fjalimi të transmetuar në televizion se ai është i hapur për bisedime me administratën e re amerikane rreth luftës në Ukrainë dhe armëve bërthamore.
“Po i shohim deklaratat e Presidentit të sapo zgjedhur të Shteteve të Bashkuara dhe pjesëtarëve të kabinetit të tij lidhur me vullnetin e tyre që të vendosin kontakte të drejtpërdrejta me Rusinë”, tha zoti Putin, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.
“Gjithashtu po e dëgjojmë deklaratën e tij për nevojën që të bëjmë çdo gjë që është e mundur për të parandaluar Luftën e Tretë Botërore. Ne natyrisht e mirëpresim këtë qëndrim dhe e përgëzojmë presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për fillimin e mandatit”, shtoi ai./VOA
donald trump vladimir putin
Bota
21 Janar 2025, 20:39
r.ll
foto nga momentet
SHBA- Inaugurimi i dytë historik i Donald Trump ishte një ngjarje e mbushur me yje, e mbushur me magjepsje dhe emocione, por fe...
Bota
21 Janar 2025, 20:28
N.F
Foto ilustruese
BOSNJE- Në vitin 2024, presidenti i Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë, Millorad Dodik, urdhëroi disa...
Bota
21 Janar 2025, 20:05
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Një mjek i njohur ka zbuluar një simptomë të re alarmante që ai ka parë të shfaqet në mesin e...
Bota
21 Janar 2025, 19:55
N.F
Trump
SHBA- Investimet për ndërtimin e infrastrukturës së inteligjencës artificiale në Shtetet e Bashkuara me një total ...
Bota
21 Janar 2025, 19:57
r.ll
Rhodes, Tarrio
SHBA- Dy nga udhëheqësit më të njohur të trazirave në Kapitolin e SHBA-së në vitin 2021 tani jan&eum...
Bota
21 Janar 2025, 19:18
N.F
Trump
SHBA- Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka nisur intensivisht punën e tij ndërsa ka ...
Bota
21 Janar 2025, 19:00
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Kina u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të përqendrohen tek trajtimi i marrëdhënieve ...
Bota
21 Janar 2025, 18:50
r.ll
bashar al assad
FRANCË- Dy gjyqtarë francezë lëshuan dje një urdhër arresti për Bashar al-Assad ku e akuz...
Bota
21 Janar 2025, 18:47
r.ll
foto ilustruese
JEMEN- Njëzet emigrantë etiopianë kanë humbur jetën pasi anija në të cilën ndodheshin u fundos...
Bota
21 Janar 2025, 18:39
r.ll
trump, trudeau
KANADA- Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau tha se vendi i tij do të përgjigjet me forcë nëse presidenti i SHBA...