Bota

Sulm me thikë në Tel Aviv, plagosen 4 persona, autori qëllohet për vdekje (VIDEO)

Nga dokumentet identifikuese të gjetura tek autori, rezulton se ai është 29-vjeçari Abdelaziz Kadi nga Maroku.

21 Janar 2025, 22:29 Nga N.F
Sulm me thikë në Tel Aviv, plagosen 4 persona, autori qëllohet
Pamje nga vendi i ngjarjes

TEL AVIV- Katër persona u plagosën në një sulm me thikë në Tel Aviv. Sulmuesi mësohet se u qëllua për vdekje. Policia po e trajton ngjarjen si sulm terrorist. Autoritetet njoftuan se të plagosurit janë dy meshkuj të moshës 24, 28 dhe 59 vjeç.


Autori i ka sulmuar të sulmuarit në dy vende, te rruga Nahalat Binyamin dhe rruga Kalisher, e cila ndodhet pak më larg. Nga informacionet identifikuese të gjetura tek autori, rezulton se ai është 29-vjeçari Abdelaziz Kadi nga Maroku. Ai kishte një kartë jeshile amerikane për qëndrim të përhershëm në vend. Ai mbërriti në Izrael më 18 janar me një vizë turistike.


sulm ne tel aviv

Sondazh

Poll