Bota

Trump shkarkon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë: Nuk janë në përputhje me vizionin tonë për të ardhmen e Amerikës!

Ky veprim i tij ka ardhur pasi Trump thekson se ata nuk përputhen me vizionin e tij për “Ta Bëjmë Amerikën Madhështore Sërish”. Në një mesazh në platformën personale, Truth Social, Trump njoftoi publikisht largimin e disa zyrtarëve të lartë në një lëvizje të paprecedentë.

21 Janar 2025, 19:18 Nga N.F
Trump shkarkon mijëra punonjës të Shtëpisë së
Trump

SHBA- Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka nisur intensivisht punën e tij ndërsa ka shkarkuar mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë. Ky veprim i tij ka ardhur pasi Trump thekson se ata nuk përputhen me vizionin e tij për “Ta Bëjmë Amerikën Madhështore Sërish”. Në një mesazh në platformën personale, Truth Social, Trump njoftoi publikisht largimin e disa zyrtarëve të lartë në një lëvizje të paprecedentë.


“Zyra ime e personelit presidencial është në procesin e identifikimit dhe largimit të mbi një mijë të emëruarve presidencialë nga administrata e mëparshme, të cilët nuk janë në përputhje me vizionin tonë për të ardhmen e Amerikës”.

Ai vazhdoi duke përmendur emrat e katër individëve që tashmë janë shkarkuar të cilët janë:

Jose Andres, nga Këshilli i Presidentit për Sportin, Fitnesin dhe Ushqyerjen
Mark Milley, nga Këshilli Këshillimor Kombëtar i Infrastrukturës
Brian Hook, nga Qendra ëilson për Studiuesit
Keisha Lance Bottoms, nga Këshilli i Eksportit të Presidentit

“Ju jeni të pushuar!”, përfundonte postimi i tij, duke paralajmëruar se shumë emra të tjerë do të pasojnë.

Ndër emrat që tërhoqën më shumë vëmendje ishte gjenerali Mark Milley, i cili u pushua pavarësisht mbrojtjes së fundit që i ofroi presidenti i mëparshëm Joe Biden, në momentet e fundit të mandatit presidencial.  Këto ndryshime masive kanë ngritur shqetësime për qëndrueshmërinë dhe efektivitetin e administratës, ndërkohë që Trump forcon kontrollin e tij mbi strukturat qeveritare në mandatin e tij të dytë. 

trump punonjes te shtepise se bardhe

Sondazh

Poll