Bota

Marrëveshja e armëpushimit/ Zyrtari i Hamasit: Katër pengje izraelite do të lirohen të shtunën

Detajet e marrëveshjes Izrael-Hamas nuk janë publikuar zyrtarisht, por shkëmbimet e të burgosurve pritet të bëhen në intervale pak a shumë të rregullta për gjashtë javë. Gjithsej 33 pengje izraelite do të lirohen në fazën e parë të marrëveshjes në këmbim të 1900 të burgosurve palestinezë.

21 Janar 2025, 12:23 Nga B.Z
Marrëveshja e armëpushimit/ Zyrtari i Hamasit: Katër pengje
Foto ilustruese

HAMAS - Hamasi do të lirojë të shtunën katër gra izraelite që i mban peng në Rripin e Gazës në shkëmbimin e dytë të të burgosurve, siç parashikohet në marrëveshjen që ka nënshkruar me Izraelin, tha sot Taher al-Nunu, një zyrtar i lartë i organizatës palestineze.

Nunu konfirmoi në një telefonatë për AFP "lirimin (të shtunën e ardhshme) të katër të burgosurve izraelitë në këmbim të lirimit nga Izraeli të grupit të dytë të të burgosurve palestinezë, bazuar në kushtet e dakorduara".

Tre gra të reja izraelite u liruan të dielën në këmbim të 90 të burgosurve palestinezë në Izrael.

Detajet e marrëveshjes Izrael-Hamas nuk janë publikuar zyrtarisht, por shkëmbimet e të burgosurve pritet të bëhen në intervale pak a shumë të rregullta për gjashtë javë. Gjithsej 33 pengje izraelite do të lirohen në fazën e parë të marrëveshjes në këmbim të 1900 të burgosurve palestinezë.

"Ne i kërkuam ndërmjetësuesve të sigurojnë që fuqia pushtuese (përfshirë Izraelin) të shpallë listën e të burgosurve palestinezë në kohën e duhur dhe t'i lirojë ata pa vonesë," shtoi al-Nunu.

izrael-hamas armepushim

Sondazh

Poll