Art&Argëtim

"Parashqevi Simaku e shtruar prej 2 javësh në spital psikiatrik"/ Elton Ilirjani: Ka pranuar t'i nënshtrohet konsultave mjekësore (VIDEO)

Parashqevi Simaku ndodhet e shtruar në spital dhe ka pranuar që t’i nënshtrohet konsultave mjekësore tek psikiatri, pasi është e nevojshme për shëndetin mendor të saj, edhe pse është diçka shumë e trishtë për të.

16 Janar 2025, 22:25 Nga B.Z
"Parashqevi Simaku e shtruar prej 2 javësh në spital
Parashqevi Simaku

TIRANË - Biznesmeni Elton Ilirjani ka treguar së fundmi se artistja e mirënjohur shqiptare Parashqevi Simaku, është shtruar në spitalin psikiatrik në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përmes një video të publikuar në rrjete sociale, Iliriani ka treguar se prej dy javësh Simaku ndodhet e shtruar në spital dhe ka pranuar që t’i nënshtrohet konsultave mjekësore tek psikiatri, pasi është e nevojshme për shëndetin mendor të saj, edhe pse është diçka shumë e trishtë për të.

 

“Çfarë ka ndodhur me Parashqevi Simakun këto 2 javë? Nesër ajo bën dy javë që është shtuar në një spital psikiatrik në New York. Ka dy javë që është në një pavion psikiatrik të një spitali të New York-ut. Është shumë e trishtë dhe për mua ka qenë një nga momentet më të vështira por e kuptoj që çdo sëmundje ka nevojë për diagnozë dhe për kurim“, thotë Iliriani në një video të publikuar në rrjete sociale.

 

parashqevi simaku

Sondazh

Poll