Bota

FOTO/ Nga Obama tek Bush, ish-presidentët amerikanë mbërrijnë në ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump

Bill Clinton, George W Bush dhe Barack Obama, kanë hyrë në ndërtesën e Kapitolit përpara inaugurimit të Donald Trump.

20 Janar 2025, 17:22 Nga E. D
FOTO/ Nga Obama tek Bush, ish-presidentët amerikanë
pamje nga vendngjarja

UASHINGTON- Ish-presidentët, e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë mbërritur në kapitol për inaugurim e Donald Trump. Siç shihet edhe në pamje Bill Clinton, George W Bush dhe Barack Obama, kanë hyrë në ndërtesën e Kapitolit përpara inaugurimit të Donald Trump.  

Ish-presidenti Bill Clinton dhe ish-sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, të cilët humbën zgjedhjet e vitit 2016 nga presidenti i sapozgjedhur Donald Trump, kanë mbërritur në inaugurimin e dytë të Trump. Mbështetësit e Trump u mblodhën të gjithë teksa Clintons po hynte brenda në Kapitol.

Ish-presidenti George W. Bush dhe ish-zonja e parë Laura Bush janë gjithashtu në Kapitol, së bashku me ish-presidentin Barack Obama, i cili po merr pjesë në inaugurim pa ish-zonjën e parë, Michelle Obama. Ish-zëvendëspresidenti Mike Pence gjithashtu nuk ishte i shoqëruar nga gruaja e tij, Karen Pence.

inagurimi i donald trump ish presidentet amerikane

Sondazh

Poll