Bota

Gati për betimin e tij si president për herë të dytë, Trump mbërrin në ndërtesën e Kapitolit, shoqërohet nga Biden (FOTO)

Do të jetë JD Vance do të betohet i pari, ndërsa presidenti i zgjedhur do të presë për betimin e tij në një dhomë pritjeje. 

20 Janar 2025, 16:51 Nga r.ll
Gati për betimin e tij si president për herë të dytë,
biden, trump

SHBA- Donald Trump sapo ka mbërritur në ndërtesën e Kapitolit, ku më pak se dy orë na ndajnë nga betimi i tij si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për herë të dytë. Siç shihet edhe foto, Trump shoqërohet nga paardhësi i tij Joe Biden.

Dyshja u larguan në një limuzinë së bashku nga Shtëpia e Bardhë pasi konsumuan çajin. Do të jetë JD Vance do të betohet i pari, ndërsa presidenti i zgjedhur do të presë për betimin e tij në një dhomë pritjeje. 

Ndërkohë pak më herët në Kapitol kanë mbërritur, edhe shumë figura të njohura të politikës amerikane. Gjithashtu edhe manjati Elon Musk, i cili tashmë është pjesë e administratës së Trump ka mbërritur në Kapitol. 

donald trump joe biden

Sondazh

Poll