Bota

Donald Trump mbërrin në Shtëpinë e Bardhë/ Biden: Mirë se erdhe në shtëpi! (FOTO)

Të katër do të pinë çaj së bashku në Shtëpinë e Bardhë përpara se Trump të betohet më vonë si president në ndërtesën e Kapitolit.

20 Janar 2025, 16:02 Nga E. D
Donald Trump mbërrin në Shtëpinë e Bardhë/ Biden:
Jill Biden, Joe Biden, Donald trump, Melania Trump

SHBA- Donald Trump sapo ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë së bashku me Melania Trump. Ai u prit nga Joe Biden dhe Jill Biden, i pari duke përshëndetur Trump duke i thënë: "Mirë se erdhe në shtëpi". Të katër do të pinë çaj së bashku në Shtëpinë e Bardhë përpara se Trump të betohet më vonë si president në ndërtesën e Kapitolit.

Zakonisht pas shërbimit të mëngjesit, presidenti i zgjedhur, zëvendëspresidenti i zgjedhur dhe bashkëshortët e tyre zakonisht vizitojnë Shtëpinë e Bardhë, ku presidenti i zgjedhur dhe presidenti në largim mbajnë një takim të shkurtër privat.

Këtë vit, Biden dhe Trump, së bashku me bashkëshortet e tyre, pritet të pinë çaj së bashku në Shtëpinë e Bardhë. Tradicionalisht, presidenti në largim shoqëron më pas presidentin e zgjedhur në Kapitolin e SHBA për ceremoninë e betimit.

Trump e shpërfilli Bidenin në vitin 2021 dhe nuk vazhdoi traditën e ftesës së presidentit të zgjedhur në Shtëpinë e Bardhë. Kjo traditë filloi në 1837 me Martin Van Buren dhe Andrew Jackson. 

Donald Trump mbërrin në Shtëpinë e Bardhë/ Biden:

inagurimi i donald trump

Sondazh

Poll