Aktualitet

Theu masën e arrestit shtëpiak, arrestohet në flagrancë me kanabis 35-vjeçari në Tiranë

Nga verifikimet e kryera më tej, rezultoi se 35-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i kishte caktuar Gjykata, për veprën penale “Vjedhja”.

20 Janar 2025, 11:51 Nga B.Z
Theu masën e arrestit shtëpiak, arrestohet në flagrancë me
Foto ilustruese

TIRANË - Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Policia bën me dije se i riu është ndaluar në një kontroll rutinë, teksa ishte duke udhëtuar me makinë dhe rezultoi se ky shtetas nuk ishte i pajisur me leje drejtimi, ndërsa gjatë kontrollit fizik i është gjetur një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga verifikimet e kryera më tej, rezultoi se 35-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i kishte caktuar Gjykata, për veprën penale “Vjedhja”.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, gjatë kontrolleve parandaluese në terren, kanë konstatuar një automjet me xhama të zinj dhe i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të tij, me qëllim kryerjen e verifikimeve.

Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas nuk ishte i pajisur me leje drejtimi, ndërsa gjatë kontrollit fizik i është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nga verifikimet e kryera më tej, rezultoi se ky shtetas kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i kishte caktuar Gjykata, për veprën penale “Vjedhja”.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasin S. T., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

policia tirane

Sondazh

Poll