Aktualitet

Zjarr te "Komuna e Parisit" në Tiranë, përfshihet nga flakët kompleksi i banimit

Nga raportimet paraprake thuhet se nuk ka të lënduar, ndërkohë janë evakuar banorët që ishin brenda godinës. Zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e flakëve. 

20 Janar 2025, 11:12 Nga B.Z
Zjarr te "Komuna e Parisit" në Tiranë, përfshihet nga
Foto ilustruese

TIRANË - Një zjarr ka rënë mesditën e kësaj të hëne në një kompleks baninimi në zonën e njohur si Komuna e Parisit, në Tiranë. Paraprakisht dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë në paketën elektrike të një zyre që ndodhej në kompleks.

Nga raportimet paraprake thuhet se nuk ka të lënduar, ndërkohë janë evakuar banorët që ishin brenda godinës. Zjarrfikësja është nisur drejt vendit të ngjarjes për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. 

zjarr tirane

Sondazh

Poll