Aktualitet

FOTO/ Djali i socialistit dhunon pa shkak efektivin e Shqiponjave në Tiranë, policia fsheh ngjarjen

Lidhur me rastin deri më tani nuk ka asnjë reagim nga Policia e Tiranës, dhe në grupin e mediave nuk është nisur asnjë lajmërim për të informuar publikun për këtë ngjarje të rëndë.

20 Janar 2025, 10:06 Nga B.Z

 

FOTO/ Djali i socialistit dhunon pa shkak efektivin e Shqiponjave në
Saimir Allushi

TIRANË - Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur të shtunën e 18 janarit në Tiranë. Raportohet se, Sindi Allushi djali i Saimir Allushit kryetar i njësisë administrative 12 i emëruar nga Erion Veliaj ka dhunuar një efektiv të forcave Shqiponja. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Siri Kodra’, ne Tirane.

Sipas Syri TV, efektivi i Shqiponjave para disa kohësh e kishte ndaluar djalin e Saimir Allushit dhe e kishte shoqëruar në polici për akuzën e ‘kundërshtimit të punonjësit të policisë’. Por më pas ai është liruar.

Teksa të shtunën e ka hasur rastësisht në rrugën ‘Siri Kodra’, efektivin e Shqiponjave djali i Saimir Allushit e ka dhunuar si shenjë hakmarrje ndaj efektivit pse e kishte ndaluar dhe shoqëruar kohë më parë.

Ndërkohë lidhur me rastin deri më tani nuk ka asnjë reagim nga Policia e Tiranës, dhe në grupin e mediave nuk është nisur asnjë lajmërim për të informuar publikun për këtë ngjarje të rëndë.

policia e shqiponjave tirane arrestim poliic

Sondazh

Poll