Aktualitet

Zjarri në rrugën 'Tish Daija' në Tiranë, policia: Flakët, në katin e katërt të një ndërtese, evakuohen banorët

Mësohet gjithashtu se shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit ndërsa shërbimet e Policisë po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve. 

20 Janar 2025, 11:35 Nga M.B
Zjarri në rrugën 'Tish Daija' në Tiranë, policia:
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Policia ka dalë me një njoftim lidhur me zjarrin e rënë sot rreth orës 11:05, në rrugën ‘Tish Daija', në Tiranë. Bëhet me dije se zjarri ka rënë në katin e katërt të një ndërtese. Mësohet gjithashtu se shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit ndërsa shërbimet e Policisë po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve. 

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.01.2025, rreth orës 11:05, në rrugën ‘Tish Daija, ka rënë zjarr në katin e katërt të një ndërtese. Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Shërbimet e Policisë po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve. Grupi Hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

zjarr ne tirane

Sondazh

Poll