Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 75-vjeçari, viktima jetonte i vetëm

Policia bën me dije se në një banesë private ka rënë një zjarr aksidentalisht. 

19 Janar 2025, 21:46 Nga N.F

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb

TIRANË- Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në rrugën “Myzafer Spaho”. Policia bën me dije se në një banesë private ka rënë një zjarr aksidentalisht. 

Përshkak të zjarrit ka humbur jetën një 75-vjeçar me inicialet R. K.  Policia bën me dije se viktima jetonte i vetëm në banesë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 19.01.2025, rreth orës 20:00, në rrugën “Myzafer Spaho”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën private të shtetasit R.K, rreth 75 vjeç, i cili jetonte i vetëm në banesë.

Si pasojë e zjarrit 75-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

zjarr ne nje banese ne tirane humb jeten i moshuari ne tirane

Sondazh

Poll