Aktualitet

Operacion antidrogë në Gjirokastër, arrestohen 12 persona, pezullohen nga detyra dy efektivë policie në Kakavijë (EMRAT)

Policia bën me dije se 10 prej tyre u është vendosur masa e sigurie “Arrest në burg” ndërsa 2 të tjerët masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

19 Janar 2025, 15:35 Nga N.F
Operacion antidrogë në Gjirokastër, arrestohen 12 persona,
Arrestim

GJIROKASTËR- Një operacion antidrogë është zhvilluar ditën e sotme në Gjirokastër. Nga ky operacion janë vënë në pranga 12 persona. Policia bën me dije se 10 prej tyre u është vendosur masa e sigurie “Arrest në burg” ndërsa 2 të tjerët masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Ata janë pjesëtarë të një grupi kriminal të implikuar në shitjen e lëndëve narkotike në Gjirokastër.

Masat e sigurisë “Arrest në burg” ishin caktuar për shtetasit:

Herolind Haskaj
Dorian Osmani
Kevin Gega
Bledar Caka
Redon Gjini
Elidon Tocka
Ilia Koçollari
Eno Dulaj
Thoma Karanxha
Ervis Çelo

Ndërsa shtetasit Elvin Norra dhe Mario Feruni ishin nën masën “Arrest në shtëpi”.

Gjithashtu AMP ka ekzekutuar masat e sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një funksioni apo shërbimi publik”, për dy punonjës policie në PKK Kakavijë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” të kryer në bashkëpunim.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga ky operacion janë gjetur dhe sekuestruar shuma të konsiderueshme vlerash monetare, lëndë narkotike Cannabis dhe Kokainë, municion luftarak, celularë, automjete, dokumente të falsifikuara, mallra kontrabandë.

Njoftimi i plotë:

DVP Gjirokastër/Finalizohet faza e tretë e operacionit policor antidrogë të koduar “Andromeda”. Shkon në 17 numri i të arrestuarve në kuadër të këtij operacioni. Operacioni, si rezultat i një hetimi disa mujor të ndjekur me metoda proaktive, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Gjirokastër në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.

Gjatë fazës së tretë u ekzekutuan masat e sigurisë për 12 shtetas (10 prej tyre me masë sigurie “Arrest në burg” ndërsa 2 me masë sigurie “Arrest në shtëpi”), pjesëtarë të një grupi kriminal të implikuar në shitjen e lëndëve narkotike, në qytetin e Gjirokastrës.

Në vijim të hetimit të kryer me metoda proaktive në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Andromeda”, në drejtimin e Prokurorisë, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin Operacional në DVP Gjirokastër dhe me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSh-së, u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuara nga Gjykata e Gjirokastrës, për shtetasit:

– H. H., 38 vjeç, D. O., 38 vjeç, K. G., 26 vjeç, B. C., 42 vjeç, R. Gj., 33 vjeç, dhe E. T., 35 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim.

– I. K., 49 vjeç, E. D., 22 vjeç, E. Ç., 36 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

-Si dhe për shtetasin Th. K., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjithashtu, u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasit E. N., 25 vjeç dhe M. F., 23 vjeç, të dy banues në Gjirokastër, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me 5 të tjerë të arrestuar në datat 25.10.2024 dhe 13.11.2024, të organizuar si grup, janë të implikuar në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, kryesisht në Gjirokastër.

Gjithashtu, në bashkëpunim me AMP, u ekzekutuan masat e sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një funksioni apo shërbimi publik”, për shtetasit L. K., 32 vjeç dhe O. B., 29 vjeçe, të dy banues në Gjirokastër, me detyrë punonjës policie në PKK Kakavijë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Gjatë kontrolleve të ushtruara për të gjetur provat materiale me qëllim të dokumentimin ligjor të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, janë gjetur dhe sekuestruar shuma të konsiderueshme vlerash monetare, lëndë narkotike Cannabis dhe Kokainë, municion luftarak, celularë, automjete, dokumente të falsifikuara, mallra kontrabandë etj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

operacion antidrogë në gjirokastër arrestohen 12 persona

Sondazh

Poll