Aktualitet

Aksidenti i dyfishtë në Durrës, reagon policia: Të plagosur 3 persona! Ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën

Si pasojë e aksidentit janë plagosur 3 persona. Të plagosur janë pasagjerët e dy mjeteve të cilët ndodhen në spital.

19 Janar 2025, 18:46 Nga N.F
Aksidenti i dyfishtë në Durrës, reagon policia: Të plagosur
Aksidenti

DURRËS- Një aksident i dyfishtë është regjistruar pasditen e sotme në Durrës. Në lidhje me aksidentin policia ka dalë me një njoftim zyrtar. Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:40, në lagjen nr. 17/1. 

Më tej bëhet me dije se dy makina janë përplasur ku për pasojë njëra ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit janë plagosur 3 persona. Të plagosur janë pasagjerët e dy mjeteve të cilët ndodhen në spital. Ata kanë marrë ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën. 

Njoftimi i plotë:

Durrës/Informacion paraprak. Rreth orës 17:40, në lagjen nr. 17/1 Durrës, automjeti me drejtues A. K, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. Z, ku si pasojë e përplasjes automjeti me drejtues shtetasin A. Z, ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën tre shtetas, pasagjerë në këto mjete të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

aksident ne durres policia

Sondazh

Poll