Aktualitet

Aksident i rëndë në Durrës/ Dy makina përfundojnë në kanal, plagosen 7 persona, mes tyre edhe 5 fëmijë (FOTO)

Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-kënetës, ndërsa qytetarë të shumtë u kanë dhënë ndihmën e parë.

19 Janar 2025, 18:00 Nga N.F
Aksident i rëndë në Durrës/ Dy makina përfundojnë
Aksidenti

DURRËS- Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Durrës. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy mjete të cilat kanë përfunduar në një kanal anash rrugës. Nga aksidenti janë plagosur 7 persona. Raportohet se mes të plagosurve 5 prej tyre janë fëmijë. Një prej të aksidentuarve ndodhet në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-kënetës, ndërsa qytetarë të shumtë u kanë dhënë ndihmën e parë. Policia e autoambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

 

aksident ne durres plagosen 7 persona

Sondazh

Poll