Editorial

Çfarë fshihet pas kritikës së Lleshajt për Policinë?

11 Mars 2019, 16:56 Nga DOSJA
Çfarë fshihet pas kritikës së Lleshajt për

Në 16 shkurt, me gaz lotsjellës dhe më ujë, policia arriti të mbyllte pa viktima mitingun e opozitës. Tentativat për të hyrë në Kryeministri, thyerja e xhamave dhe prishja e Kërpudhës, nuk patën asnjë viktimë. Njerëz të lënduar nga gazi, apo të lagur me ujë pati, por puna e politicë u quajt e shkëlqyer nga Kryeministri.

Sandër Lleshaj vrapoi të merrte meritën, duke i harruar drejtuesit e Policisë. Kështu bëri edhe me dy protestat e tjera përpara Parlamentit. Në grupin e PS, dhe në Qeveri filluan ta shikonin si Gurun e Policisë, më të madh e më të dobishëm se Guru-ja indian i Damian Gjiknurit.

Sot, pikërisht kjo polici dha një shfaqje makabër, dhunoi gruan shtatzanë, terrorizoi fëmijën e saj, ushtroi dhunë ndaj një djali adoleshent, nuk kurseu as të moshuarit, vetëm për t’i shërbyer një biznesi që, me një vendim Gjykate të dyshimtë, ka vendosur të ndërtojë një kullë mbi fatkeqësinë e 4 familjeve.

Përtej kësaj sjelljeje që u pa në kamera, live në të gjtiha televizionet dhe portalet informative, reagimi i ministrit të Brendshëm, ishte epik. Këtë herë, sjellja e policisë nuk ishte e tij, por e atyre. Ai u mundua të distancohej nga policia e tij, ndërkohë që shkrihej me uniformat blu (megjithëse ka mbajtur vetëm uniformë të gjelbër), për të rrëmbyer meritat.

Është kaq e freskët deklarata e tij se tek sjellja e policëve duhet të shohim atë, është kaq i freskët përvetësimi i meritës për protestat, sa reagimi i sotëm u duk krejt pa vend. A lidhet ky reagim me shkarkimet dhe emërimet e drejtorëve të policisë në 12 qarqet?

Mos është duke marrë në dorë policinë me emërimet dhe I duhet një distancim si ky i sotmi? A ka përgatitur Lleshaj largimin e gjithë drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit për të vënë njerëzit e tij?

Sipas burimeve të Dosja.al, kjo është e vërtetë. Ndryshimi i papritur i Lleshajt, nuk është vetëm larje duarsh për shfaqjen makabër që dha policia sot, por është edhe një larje duarsh me drejtuesit e emëruar nga Fatmir Xhafaj, për të vënë aty besnikët e tij…

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial furtuna ne polici perplasja polici-banore sander lleshaj shembja e banesave te petro nini furtuna ne polici perplasja polici-banore sander lleshaj shembja e banesave te petro nini

Sondazh

Poll

Editorial 11 Mars 2019, 15:04

10 provat e blerjes së votës

Shkoi 10 numri i deputetëve të rinj. Ata që të mërkurën do të kalojnë mes kordonit të policisë për t’u mbrotjur nga protestuesit opozitarë, do të ulen në vendet...