Bota

FOTO/ Përmbushet kërkesa e Netanyahut për armëpushimin në Gaza, Hamasi publikon identitetet e tre pengjeve që do të lirohen të parat

Ata janë Romi Gonen, Emily Damari dhe Doron Steinbrecher.

19 Janar 2025, 09:43 Nga r.ll
FOTO/ Përmbushet kërkesa e Netanyahut për armëpushimin
foto ilustruese

GAZA- Hamasi përmes një postimi në Telegram, ka publikuar emrat e tre grave pengje të cilat thotë se do t'i lirojë së pari, si pjesë e armëpushimit me Izraelin. Ata janë Romi Gonen, Emily Damari dhe Doron Steinbrecher.

Ja çfarë dihet për tre pengjet:

Doron Steinbrecher, 31 vjeç, një infermiere veterinare, ishte në banesën e saj në Kibbutz Kfar Aza kur Hamasi sulmoi. Në orën 10:30 të datës 7 tetor, ajo u dërgoi një mesazh zanor miqve: "Ata kanë ardhur, më kanë kapur mua".

Romi Gonen, 24 vjeç, iu zu pritë teksa u përpoq të arratisej nga festivali Supernova. Nëna e saj, Merav Leshem Gonan, iu drejtua Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në qershor, kur ajo bëri thirrje për ndihmë ndërkombëtare për lirimin e pengjeve.

Emily Damari, 28 vjeç, e cila ka shtetësi të dyfishtë britaniko-izraelite, u mor peng nga Kibbutz Kfar Aza. Duke iu drejtuar një ngjarje përkujtimore në Londër më 6 tetor 2024, nëna e saj Mandy tha se pengjet e liruar nëntorin e kaluar i kishin thënë asaj se kishin pasur kontakte me Emily në robëri.

Më herët, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se armëpushimi në Gaza që pritej të hynte në fuqi këtë mëngjes nuk do të ndodhë nëse Hamasi nuk arrin të nxjerrë listën e pengjeve që do të lirohen. Një armëpushim i kërkuar prej kohësh për Gazën, ku Izraeli ka zhvilluar një fushatë të fuqishme ushtarake gjatë 15 muajve të fundit, do të fillonte sot në orën 8:30 të mëngjesit me kohën lokale.

armëpushimi në gaza hamas

Sondazh

Poll