Bota

Izraeli ndan listën e 33 pengjeve që do të lirohen nga Hamasi, mes tyre dhe dy fëmijë të mitur

Kfir Bibas ishte nëntë muajsh kur u mor për herë të parë dhe tani ka kaluar dy ditëlindje ndërsa ishte në robëri

19 Janar 2025, 10:16 Nga r.ll
Izraeli ndan listën e 33 pengjeve që do të lirohen nga Hamasi,
foto ilustruese

IZRAEL- Izraeli ka publikuar listën e 33 pengjeve izraelite të marra nga Hamasi që nga nisja e luftës por që pritet të lirohen si pjesë e fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit. 

Në listën e pengjeve përfshihen edhe dy fëmijë të mitur.

Kfir Bibas ishte nëntë muajsh kur u mor për herë të parë dhe tani ka kaluar dy ditëlindje ndërsa ishte në robëri. Shlomo Mantzur, 86 vjeç, është pengu më i vjetër që është rrëmbyer dhe pritet të jetë në grupin e parë të pengjeve që do të lirohen.

Këtu është lista:

Izraeli ndan listën e 33 pengjeve që do të lirohen nga Hamasi,

pengjet e hamasit

Sondazh

Poll