Politike

Rama prezanton "Diellën": Për disa muaj do të jetë gati t’ju asistojë gjatë ndërveprimit me e-Albania dhe t'ju kryejë shërbimet

Rama shkruan se ndihmësja sapo ka dalë nga "inkubatori" i Inteligjencës Artificiale të AKSHI-t.

19 Janar 2025, 08:30 Nga r.ll
Rama prezanton "Diellën": Për disa muaj do të jetë
diella

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në rrjetet sociale "Diellën", ndihmësen e re virtuale të platformës e-Albania. Rama shkruan se ndihmësja sapo ka dalë nga "inkubatori" i Inteligjencës Artificiale të AKSHI-t.

Ai shprehet se për pak muaj "Diella" do të jetë gati jo vetëm të asistojë gjatë ndërveprimit tuaj me platformën e-Albania po, sipas tij edhe t'i kryejë shërbimet. 

POSTIMI I RAMËS: 

MIRËMËNGJES dhe me Diellën, ndihmësen tuaj zadrimore që sapo ka dalë nga inkubatori i Inteligjencës Artificiale të AKSHI-t dhe për disa muaj do të jetë gati jo vetëm t’ju asistojë gjatë ndërveprimit tuaj me platformën e-Albania po edhe t’i kryejë shërbimet për ju me një lutje të vetme, ju uroj të diel sa më të qetë.

edi rama e albania

Sondazh

Poll