17 Janar 2025, 21:47
Nga B.Z
Skënder Brataj
TIRANË - Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen shëndetësore të fëmijës 1-vjeçar nga Gaza i cili u evakua në Shqipëri për trajtim mjekësor.
Në një lidhje direkte për Klan News, Brataj, ka rrëfyer kalvarin e sëmundjes së fëmijës teksa shton edhe faktin se në çfarë gjendje psikologjike ishte familja që erdhi në Shqipëri. Kreu i urgjencës tha se fëmija ishte i frikësuar se nga momenti në moment mund të kishte bombardime.
Skënder Brataj: Të gjitha vendet sidomos Komiteti Evropian prokupohen sidomos për fëmijët sepse nuk është vetëm rasti i trajtimit të tyre, por edhe kur dalin nga reanimacioni të kenë një ndjekje të mëtejshme. Komiteti Europian në bashkëpunim me të gjithë shtetet dhe OBSH ka bërë shpërndarjen e shumë fëmijëve nga Gaza në vende të ndryshme edhe ardhja e këtij qytetari në Shqipëri ishte njëkohësisht me tre shtete të tjera Rumania, Norvegjia dhe një shtet tjetër plus Shqipëria sepse kërkojnë para kohe duke kombinuar sidomos me ministritë e Shëndetësisë dhe në rastin tonë ishte kërkesa kundrejt ministrisë së Shëndetësisë e cila me strukturat e veta me Urgjencën Kombëtare, me Spitalin Nënë Tereza bën të mundur dhe vunë në dispozicion gjithë personelin dhe strukturën për të ndjekur këtë fëmijë i cili kishte kaluar në një gjendje shumë kritike, kishte qenë i intubuar, kishte pasur komplikanca postintubimi dhe sigurisht që duhet të ndiqet për disa kohë se mund të ketë përkeqësime.
Shqipëria bëri pjesë në grupin e vendeve të kontaktuara nga BE nga mbrojtja civile dhe OBSH që do të jenë të herëpashershme. Nuk ka filluar sot ndihma kundrejt familjeve palestineze.
Garantimi i një vendi që do të ndiqej ky fëmijë na vuri në lëvizje të gjithëve. Ajo që mund të them është që fakti që kur fëmijën e çuam tek pediatria tek QSUT pasi u vlerësua dhe asistua ndërsa motra e tij 20 vjeç dhe vëllai tre vjeç shkuan tek qendra e refugjatëve thanë që është e pamundur që të qëndrojnë se fëmija ishte i axhituar dhe dridhej nga frika dhe priste nga një moment në tjetrin plasjen e bombave, pra nuk e kishin idenë se ku po ndodheshin dhe mund të ndodhte nga një moment në tjetrin, kështu që pjesë e luftës patjetër kanë qenë edhe vajza që ishte 20 vjeçe ishte e trembur aq sa u preferua që babi të bashkohej me dy fëmijët.
gaza shqiperi
Aktualitet
17 Janar 2025, 21:51
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Policia e Kosovës njoftoi të premten vonë se e ka arrestuar një burrë dhe ka konfiskuar mjete shpërth...
Aktualitet
17 Janar 2025, 21:22
E. D
foto nga emisioni
TIRANË- Elvira Tahiraj nga Vlora, me banim në Itali, ka kontaktuar redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Kla...
Aktualitet
17 Janar 2025, 21:06
B.Z
Denoncimi
LUSHNJA - Prej më shumë se 6 muajsh pacientët e Lushnjes po dhe të Fierit nuk kryejnë dot rezonancë magn...
Aktualitet
17 Janar 2025, 20:42
M.B
Foto ilustruese
KRUJA-Policia e Krujës ka ngritur disa pika kontrolli në akset kryesore të këtij rrethi veçanërisht në...
Aktualitet
17 Janar 2025, 20:10
E. D
foto ilustruese
BERAT- Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Berat-Dimal. Siç u raportua një ma...
Aktualitet
17 Janar 2025, 19:46
B.Z
Policia italiane
ITALI - Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët në Parma të Italisë pasi ak...
Aktualitet
17 Janar 2025, 19:34
M.B
Viktima
ITALIA- 13-vjeçarja me origjinë shqiptare Jennifer Alcani, e cila u aksidentua në Itali ka ndërruar jetë në sp...
Aktualitet
17 Janar 2025, 19:34
E. D
foto ilustruese
BERAT- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Berat-Dimal. Mësohet se një 25-v...
Aktualitet
17 Janar 2025, 18:57
M.B
Erjon Llapaushi
POGRADEC- Familja e Erjon Llapushit, shtëpia e të cilëve është kontrolluar sot nga forcat RENEA, ka reag...
Aktualitet
17 Janar 2025, 18:53
E. D
pamje nga vendngjarja
GJIROKASTËR- Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen “18 Shtatori” t...