Sport

City i pesfishon pagën sulmuesit egjiptian të Eintrachtit!

City ofroi 60 milionë euro për ta transferuar nga Eintracht Frankfurti, por më pas dy klubet arritën një marrëveshje: 75 milionë euro të garantuara, plus pesë milionë në bonuse.

17 Janar 2025, 21:51 Nga DOSJA
City i pesfishon pagën sulmuesit egjiptian të Eintrachtit!

ANGLI - Gjithçka tregon se Omar Marmoush do të jetë përforcimi i ri i Manchester City-t në merkaton e dimrit. Fillimisht, City ofroi 60 milionë euro për ta transferuar nga Eintracht Frankfurti, por më pas dy klubet arritën një marrëveshje: 75 milionë euro të garantuara, plus pesë milionë në bonuse.

Kjo është pikërisht shuma fikse që ekipi i Pep Guardiolës përfitoi nga transferimi përfundimtar i zëvendësuesit të Erling Haaland, Julián Álvarez, tek Atlético Madridi.

Paga Marmoush

Manchester City është gjithashtu i gatshëm t’i ofrojë një pagë të majme sulmuesit egjiptian, i cili deri më tani fitonte dy milionë euro në vit në Gjermani, sipas ‘Sky Sports’ gjerman. Në Angli, lojtari 25-vjeçar do të përfitojë 10 milionë euro në vit, pesëfish më shumë sesa merrte te Frankfurti.

Për krahasim, Gabriel Jesus, aktualisht i dëmtuar dhe jashtë planeve të Arsenalit, është lojtari i dhjetë më i paguar në Premier League, me një rrogë prej 16.42 milionë eurosh në sezon.

Statistikat e Marmoush

Omar Marmoush është aktualisht golashënuesi i dytë më i mirë në Bundesliga, me 15 gola, pas Harry Kane, i cili ka 16. Ai është gjithashtu asistuesi më i mirë i kampionatit, me nëntë asistime, dy më shumë se Florian Wirtz.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll