Politike

Evakuimi i fëmijës nga Gaza për trajtim mjekësor, kreu i OBSH falenderon Shqipërinë: Shembull frymëzimi!

Kluge shkruan se Shqipëria i është bashkuar vendeve si Franca, Rumania dhe Norvegjia në mbështetje të pacientëve të sëmurë dhe të plagosur nga Gaza. Ai thekson se mbi 12 000 pacientë kanë ende nevojë urgjente për kujdes mjekësor jashtë Gazës.

17 Janar 2025, 21:26 Nga B.Z
Evakuimi i fëmijës nga Gaza për trajtim mjekësor, kreu i
Hans Kluge JR

TIRANË - Drejtori i OBSH për Evropën, Hans Kluge Jr, ka falënderuar Shqipërinë për mikpritjen e familjes e cila u evakua nga Gaza dy ditë më parë, dhe të fëmijës 1-vjeçar i cili u shtrua në QSUNT për trajtim mjekësor.

Në një postim në rrjetet sociale, Kluge e ka cilësuar Shqipërinë një shembull frymëzimi, ndërsa shton se vendi ynë i është bashkuar vendeve si Franca, Rumania dhe Norvegjia në mbështetje të pacientëve të sëmurë dhe të plagosur nga Gaza. Ai thekson se mbi 12 000 pacientë kanë ende nevojë urgjente për kujdes mjekësor jashtë Gazës.

“Faleminderit, Shkëlqesia juaj kryeministër Edi Rama, që u bashkuat me shtetet e tjera anëtare të OBSH-së në Evropë, përfshirë Francën, Norvegjinë dhe Rumaninë, në mbështetje të pacientëve të sëmurë dhe të plagosur nga Gaza. Besoj se kjo shënon fillimin e shumë evakuimeve jetike drejt Shqipërisë dhe shpresoj që veprimet tuaja të dhembshura të frymëzojnë të tjerët të ndjekin këtë shembull mbi 12 000 pacientë kanë ende nevojë urgjente për kujdes mjekësor jashtë Gazës,” shkruan Kluge.

Evakuimi i fëmijës nga Gaza për trajtim mjekësor, kreu i

hans kluge jr edi rama

Sondazh

Poll