17 Janar 2025, 18:55
Nga B.Z
Protesta
SHKUP - Për të katërtën ditë radhazi, Sindikata e Punëtorëve të Administratës, Organeve të Drejtësisë dhe Shoqatave të Qytetarëve (AOGJSH), në Maqedoninë e Veriut vijon me protesta duke kërkuar nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive dhe rritjen e pagave me 30 për qind për nëpunësit e disa ministrive dhe institucioneve shtetërore.
Kryetari i Sindikatës, Trpe Deanoski, në protestën e së premtes përpara Ministrisë së Financave, njoftoi se kanë dorëzuar një kërkesë zyrtare për takim me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.
Ai theksoi se nëse nuk arrihet një marrëveshje përfundimtare me Qeverinë, do të fillojnë me protesta “më radikale, greva”, dhe se do të shfrytëzojnë “çdo mundësi ligjore” deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
“Nëpunësit presin që Qeveria të tregojë mirëkuptim dhe ta pranojë këtë dorë ndihme nga Sindikata për të gjetur zgjidhje për kërkesat tona”, tha Deanoski.
Por, Qeveria shpreh dyshime se protestat janë të motivuara politikisht. Ajo e pranon se pagat nuk janë të larta, por arsyetohet se buxheti është i kufizuar.
Aktualisht, paga mesatare e punonjësve në Ministrinë e Kulturës, Drejtësisë, Mjedisit, Ekonomisë dhe Punës, Transportit dhe Transformimit Digjital, si dhe Entin Shtetëror të Statistikave, është rreth 471 euro.
Paga mesatare në nivel shtetëror në Maqedoninë e Veriut është 684 euro. Protestuesit kërkojnë një rritje prej 100 eurove.
“Nëse Sindikata (AOGJSH) vërtet kujdesen për pagat e punonjësve, i ftojmë për bisedime me qëllim të gjetjes së zgjidhjeve reale. Përndryshe, mbetet dyshimi se AOGJSH punon për interesa të partive të caktuara, që synojnë të fitojnë pikë politike në kurriz të qytetarëve,” tha Qeveria në një reagim më 15 janar.
Por, Deanoski tha se “formalisht nuk kemi marrë ftesë për vazhdimin e dialogut”, duke nënvizuar se takimet nuk mund të zhvillohen përmes njoftimeve për media, por përmes kërkesave zyrtare për takim.
Ai gjithashtu i ka bërë thirrje opozitës që të mos përfshihet në këto protesta, duke theksuar se këto parti kishin shtatë vjet në pushtet për ta zgjidhur problemin e pagave.
Protestuesit akuzuan Ministrinë e Financave për mosndërmarrjen e masave të nevojshme dhe për mosmiratimin e propozimeve të tyre.
“Ne nuk e pranojmë diskriminimin dhe do të vazhdojmë të luftojmë për një rritje të drejtë pagash për të gjithë. Ne kërkojmë një shpërndarje të vërtetë dhe të drejtë të burimeve që do t’u mundësojë të gjithë punëtorëve të jetojnë në mënyrë sa më dinjitoz”, tha Zoran Gjorgjievski, anëtari i sindikatës nga Ministria e Drejtësisë.
Kjo është dita e katërt kur mbi 2.400 administratorë nga institucione të ndryshme publike të vendit kërkojnë rritjen e pagave.
Ditë më parë, Sindikata raportoi se në disa ministri kanë nisur edhe kërcënime ndaj punonjësve që të mos marrin pjesë në protestë./REL
sgkup proteste
Bota
17 Janar 2025, 18:16
E. D
Donald Trump
SHBA- Fjalimi i Presidentit të zgjedhur Donald Trump më 20 janar do të mbahet në ambiente të mbyllura për shkak ...
Bota
17 Janar 2025, 18:19
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Gjykata e Lartë mbështeti të premten unanimisht ligjin federal që ndalon rrjetin TikTok në Shtetet e Bashkua...
Bota
17 Janar 2025, 17:49
E. D
pamjen nga vendngjarja
SHBA- Një zjarr i madh ka rënë në një nga impiantet më të rëndësishme të prodhimit...
Bota
17 Janar 2025, 17:29
E. D
Olaf Scholz
GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se miqësia e miliarderit të teknologjisë Elon Musk me të djathtë...
Bota
17 Janar 2025, 17:33
B.Z
Aleksandër Vuçiç
SERBI - Protestat e vazhdueshme të studentëve në Serbi kanë detyruar autoritetet serbe të p&eu...
Bota
17 Janar 2025, 17:23
E. D
Donald Trump dhe JD Vance
SHBA- Portretet zyrtare të Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump dhe të zëvendësit ...
Bota
17 Janar 2025, 17:23
M.B
Donald Trump
SHBA- Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të premten vendosi njëzëri që të miratoj&eum...
Bota
17 Janar 2025, 17:17
B.Z
Foto ilustruese
KOSOVË - Besnik Berisha është zgjedhur kryetar i ri i Komisionit të Pavarur për Media (KPM) të prem...
Bota
17 Janar 2025, 17:08
E. D
SHBA- Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump tha se foli në telefon me presidentin kinez Xi Jinping të premten për Tik...
Bota
17 Janar 2025, 17:06
M.B
David Sacks, i emëruar në administratën e re si drejtues për inteligjencën artificiale dhe kriptomonedhat
SHBA- Presidenti i zgjed...