Bota

"Mbështet të djathtën ekstreme kudo, është e papranueshme"/ Scholz kundër Musk: Rezikon zhvillimin demokratik të Evropës, rrezikon...

Musk ka mbajtur anën e figurave të së djathtës ekstreme në mbarë botën, duke përfshirë mbështetjen e Alternativës së ekstremit të djathtë për Gjermaninë në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme federale të vendit, të cilat do të mbahen më 23 shkurt. 

17 Janar 2025, 17:29 Nga E. D
"Mbështet të djathtën ekstreme kudo, është e
Olaf Scholz

GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se miqësia e miliarderit të teknologjisë Elon Musk me të djathtën ekstreme vë në rrezik demokracinë në Evropë. 

"Ai mbështet të djathtën ekstreme kudo në Evropë në MB, në Gjermani, në shumë e shumë vende të tjera dhe kjo është diçka që është krejtësisht e papranueshme. Kjo rrezikon zhvillimin demokratik të Evropës, rrezikon komunitetin tonë dhe duhet dënuar”, shtoi lideri gjerman.

Musk ka mbajtur anën e figurave të së djathtës ekstreme në mbarë botën, duke përfshirë mbështetjen e Alternativës së ekstremit të djathtë për Gjermaninë në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme federale të vendit, të cilat do të mbahen më 23 shkurt. 

Manjati i mediave sociale është gjithashtu një nga mbështetësit më të vendosur të Donald Trump dhe ka fituar një vend në rrethin e ngushtë të presidentit të zgjedhur të SHBA. Scholz tha se nuk është kundër që Musk të shprehë fjalën e tij të lirë, por: "Lidhja e tij me të djathtën ekstreme, qoftë për interesa biznesi apo për arsye që lidhen me qëndrimin e tij politik, është e papranueshme".

Komentet e kancelares gjermane janë të fundit në një mosmarrëveshje të vazhdueshme me Musk, i cili nga ana e tij e ka quajtur Solz një budalla dhe pretendon se ai do të humbë zgjedhjet federale gjermane.

elon musk olaf scholz

Sondazh

Poll