Bota

"Ndalimi i platformës TikTok varet nga unë"/ Trump bisedon në telefon me presidentin kinez, Xi Jinping: Do ta bëjmë botën më paqësore dhe të sigurt

Biseda e Trump me Xi-n për TikTok erdhi pak përpara se Gjykata e Lartë të mbështeste një ligj federal që do të ndalojë në mënyrë efektive aplikacionin popullor të ndarjes së videove në SHBA

17 Janar 2025, 17:08 Nga E. D

"Ndalimi i platformës TikTok varet nga unë"/ Trump bisedon

SHBA- Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump tha se foli në telefon me presidentin kinez Xi Jinping të premten për TikTok. Trump është shprehur se vendimi për zbatimin e ndalimit të TikTok do të varet nga ai. 

“Thirrja ishte shumë e mirë si për Kinën ashtu edhe për SHBA-në. Presim që ne të zgjidhim shumë probleme së bashku, dhe duke filluar menjëherë. Ne diskutuam balancimin e Tregtisë, Fentanyl, TikTok dhe shumë tema të tjera. Presidenti Xi dhe unë do të bëjmë gjithçka që është e mundur për ta bërë botën më paqësore dhe më të sigurt! Përfundimisht vendimi varet nga unë. Ju do të shihni se çfarë do të bëj," tha Trump në një postim të Truth Social .

Xi pas telefonatës tha se ai dhe Trump shprehën shpresën për përparim më të madh në marrëdhëniet SHBA-Kinë.  Biseda e Trump me Xi-n për TikTok erdhi pak përpara se Gjykata e Lartë të mbështeste një ligj federal që do të ndalojë në mënyrë efektive aplikacionin popullor të ndarjes së videove në SHBA. 

tiktok donald trump xi jinping

Sondazh

Poll