Bota

VIDEO/ Zjarri përfshiu fabrikën e litiumit në SHBA, evakuohen rreth 1500 banorë të zonës

Fabrika, e vendosur rreth 77 milje në jug të San Franciskos, është në pronësi të Vistra Energy të Teksasit dhe përmban dhjetëra mijëra bateri litium.

17 Janar 2025, 17:49 Nga E. D
VIDEO/ Zjarri përfshiu fabrikën e litiumit në SHBA, evakuohen
pamjen nga vendngjarja

SHBA- Një zjarr i madh ka rënë në një nga impiantet më të rëndësishme të prodhimit dhe ruajtjes së baterive të litiumit në botë, në zonën Moss Landing të Kalifornisë Veriore. 

Fabrika, e vendosur rreth 77 milje në jug të San Franciskos, është në pronësi të Vistra Energy të Teksasit dhe përmban dhjetëra mijëra bateri litium. Gjithashtu janë urdhëruar rreth 1500 banorë të zonës që të evakuohen. 

Zjarret në uzinën Vistra shpërthyen gjithashtu në 2021 dhe 2022 të shkaktuara nga një sistem i keqfunksionuar i shuarjes së zjarrit që rezultoi në mbinxehje të disa njësive. Nuk dihet se çfarë e shkaktoi zjarrin e djeshëm. Vistra tha në një deklaratë se pasi u lokalizua, të gjithë në zonë u larguan të sigurt.

zjarr ne nje fabrike ne shba

Sondazh

Poll