Bota

VIDEO/ Një burrë tenton të sulmojë me thikë një student gjatë protestës në Beograd

Studentët prej disa javësh po protestojnë duke kërkuar përgjegjësi për vdekjen e 15 personave në Novi Sad.

17 Janar 2025, 16:33 Nga E. D
VIDEO/ Një burrë tenton të sulmojë me thikë një
pamje nga vendngjarja

BEOGRAD- Një i moshur ka tentuar të godasë me thikë një student gjatë protestës në Novi Sad. Konkretisht ngjarja ka ndodhur ditën e sotme para Fakultetit të Mjekësisë në Novi Sad, gjatë bllokadave. Gjithashtu kanë qenë studentët dhe rojet e sigurisë, të cilët kanë ndërhyrë. Ky është vetëm një në serinë e sulmeve ndaj studentëve, pjesëmarrësve të protestës dhe një nga më të rëndat ndodhi ditën e djeshme kur një shofer tentoi të vriste një studente duke e përplasur me makinë.

Përkatësisht, ai me makinën e tij ka tentuar të kalojë me forcë bllokadën dhe me atë rast ka goditur një studente e cila ndodhej në trotuar. Studentët prej disa javësh po protestojnë duke kërkuar përgjegjësi për vdekjen e 15 personave në Novi Sad. Muaj më parë 15 persona mbetën të vdekur kur u shemb streha e jashtme prej betoni e Stacionit Hekurudhor.

protesta ne serbi

Sondazh

Poll