Bota

"Opozita të mos pengojë reformat"/ Komisionerja e BE-së për Zgjerim: Mali i Zi i pari në radhë për anëtarësim

Marta Kos komisionerja e BE për zgjerimin bëri apel për konsensus dhe i kërkoi opozitës në Mal të Zi të mos bllokojë procesi e integrimit të vendit, për të cilin tha se duhet konsensus për reformat e nevojshme që vendi duhet të imlementojë për tu bërë anëtar me të drejta të plota në Union.

17 Janar 2025, 15:38 Nga E. D
"Opozita të mos pengojë reformat"/ Komisionerja e BE-së
Marta Kos, Jakov Milatović

MALI I ZI- Mali i Zi është shteti i parë në radhë që do të anëtarësohet në BE nga Ballkani perëndimor. Marta Kos komisionerja e BE për zgjerimin bëri apel për konsensus dhe i kërkoi opozitës në Mal të Zi të mos bllokojë procesi e integrimit të vendit, për të cilin tha se duhet konsensus për reformat e nevojshme që vendi duhet të imlementojë për tu bërë anëtar me të drejta të plota në Union.

Kos gjithashtu tha se synimi i vendit është mbyllja e kapitujve brenda 2026-ës dhe për këtë po zhvillon një vizitë dy ditore në Mal të zi. Gjatë vizitës ka takuar Presidentin Jakov Milatović, kryeministrin Milojko Spajić, kreun e parlamentit Andrija Mandic dhe udhëheqës të opozitës. Këtë të premte, Komisionerja për Zgjerimin vizitoi edhe qytetin e Cetinjes  ku kreu homazhe për 13 viktimat që u vranë më 1 janar 2025. Në muajin shkurt Komisionerja për zgjerimin Marta kos do të vizitojë edhe Shqipërinë.

jakov milatović marta kos

Sondazh

Poll