17 Janar 2025, 10:27
Nga r.ll
pamje ng shkaterrimi i raketes
SHBA- Nisja e shtatë e raketës së Space X në hapësirë ka përfunduar me gjysmë sukses, pasi përforcuesi mund të jetë rikthyer i sigurt, por raketa kryesore Starship u shkatërrua në atmosferë dhe mbetjet e saj të copëtuara dhuruan spektakël në qiell.
Këtë e ka komentuar edhe vetë pronari i Space X, Elon Musk, i cli shkruan në postimin e tij në "X" se "suksesi është i pasigurt, por argëtimi është i garantuar". Postimin e ka shoqëruar edhe me video nga momenti i shkatërrimit të raketës kryesore.
Starship 121 metra e gjatë u ngrit nga Teksasi i Jugut, por rreth 8 minuta më vonë Space X humbi kontaktin me të pasi motorët e tij u fikën.
Duke shpjeguar atë që ndodhi, Musk shkroi në një postim tjetër se “indikacionet e hershme tregojnë një rrjedhje oksigjeni/karburant në zgavrën mbi murin e motorit të raketës, e cila ishte mjaft e madhe për të krijuar një presion më të madh se kapaciteti i ventilimit. Përveç kontrollit të dukshëm të dyfishtë për rrjedhje, ne do të shtojmë një mekanizëm kundër zjarrit dhe ndoshta do të rrisim zonën e ventilimit. Asgjë deri më tani nuk sugjeron që ne do të duhet të shtyjmë lëshimin e ardhshëm deri në muajin e ardhshëm."
Por edhe pas kësja, Space X ka arsye për të festuar pasi, për herë të dytë, raketa përforcuese e Starship është rikthyer në Tokë e paprekur. Fluturimi ishte i shtati për raketën e përmirësuar Starship, e cila është hapi tjetër në përpjekjet e Elon Musk për të ndërtuar anijen e parë kozmike të ripërdorshme për të transportuar njerëzit në Mars.
elon musk space x starship
Bota
17 Janar 2025, 10:15
N.F
Biden
SHBA- Presidenti në largim i SHBA-ve, Joe Biden ka zhvilluar së fundmi një shëtitje në Shtëpinë e Bardh&...
Bota
17 Janar 2025, 09:26
N.F
Netanyahu
IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu pasi miratoi armëpushimin dhe shkëmbimin e pengjeve dhe të burgosurve,...
Bota
17 Janar 2025, 09:03
N.F
Pompei
ITALI- Një banjë ultra-luksoze është zbuluar si pjesë e një gërmimi të madh në qytetin ...
Bota
17 Janar 2025, 08:00
N.F
Foto ilustruese
KINË- Epoka e kontrollit të lindjeve për shkak të mbipopullimit duket se ka përfunduar për mirë për...
Bota
17 Janar 2025, 07:57
r.ll
trump
SHBA- Temperaturat në kryeqytetin amerikan Uashington janë prej disa ditësh nën zero dhe moti në inaugurimin&...
Bota
17 Janar 2025, 07:48
N.F
Foto ilustruese
KINË- Një total prej 361 profesionistësh të medias u burgosën për punën e tyre n&eum...
Bota
17 Janar 2025, 07:46
r.ll
benjamin netanyahu
IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se është arritur marrëveshja për kthimin e pengjeve që m...
Bota
17 Janar 2025, 07:37
N.F
Takimi
ANGLI- Britania dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje 100-vjeçare të enjten, ku Britania zotohet t'i sigurojë Ukrai...
Bota
17 Janar 2025, 07:36
r.ll
foto ilustruese
STILFONTEIN- Numri i të vdekurve nga një situatë e tensionuar gati njëmujore ndërmjet policisë dhe minat...
Bota
17 Janar 2025, 07:27
N.F
Zelenskyy dhe Trump
SHBA- Ndërsa lufta e Rusisë në Ukrainë po i afrohet trevjetorit të saj, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky...