17 Janar 2025, 10:35
Nga N.F
Foto ilustruese
GJERMANI- Tre deri në katër milionë gjermanë jetojnë jashtë vendit kanë të drejtë të marrin pjesë në votime. Për zgjedhjet e shkurtit megjithatë ka disa pengesa. Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme gjermane, Christian Wagner, ka një këshillë gjermanët që jetojnë jashtë vendit. Sa më parë të regjistrohen për të siguruar që vota e tyre të pranohet dhe të numërohet në zgjedhjet e Bundestagut më 23 shkurt. Procesi i marrjes së dokumenteve zgjedhore, plotësimi i tyre dhe dërgimi në Gjermani mund të jetë i ndërlikuar dhe i kushtëzuar nga afatet kohore.
Zgjedhje të parakohshme: një sfidë logjistike
Data e zgjedhjeve të parakohshme në Gjermani u përcaktua vetëm pasi kancelari Olaf Scholz humbi mocionin e votëbesimit më 16 dhjetor, dhe presidenti Frank-Walter Steinmeier shpërndau parlamentin. Ai paralajmëroi se, për shkak të afateve të shkurtra, disa gjermanë jashtë vendit mund të mos marrin dokumentet e nevojshme në kohë. Normalisht, përgatitjet zgjedhore jashtë vendit fillojnë disa muaj më parë, por këtë herë ka vetëm disa javë kohë, tha Wagner, në konferencën e shtypit të mërkurën, 15 01.2025, në Berlin.
Votim në ambasada?
Gjermanët që jetojnë jashtë vendit duhet të regjistrohen në një nga 299 zonat zgjedhore në Gjermani, pikërisht atje ku kanë jetuar për herë të fundit. Ndryshe nga disa vende, si për shembull Turqia, Gjermania nuk e ofron mundësinë e votimit në konsullata. Gjermanët e diasporës mund të votojnë vetëm përmes rrugës postare. Dokumentet mund të kërkohen nëpërmjet emailit. Për të garantuar që vota mbërrin në kohë, Wagner sugjeron përdorimin e një shërbimi postar ekspres privat ose zyrtar. Votuesit mund t'i çojnë dokumentet zgjedhore të plotësuara në ambasadë, nga ku ato dërgohen në Gjermani. Wagner nënvizoi rëndësinë e veprimit të shpejtë për të siguruar që vota të arrijë para mbylljes së qendrave të votimit më 23 shkurt.
Kush ka të drejtë vote?
Vlerësohet se tre deri në katër milionë gjermanë jashtë vendit kanë të drejtë vote. Për të qenë votues, një person duhet të ketë jetuar të paktën tre muaj pa ndërprerje në Gjermani pas moshës 14 vjeç dhe të mos ketë kaluar më shumë se 25 vjet nga ajo periudhë. Gjermanët që nuk kanë jetuar kurrë në Gjermani kanë të drejtë vote, vetëm nëse vërtetojnë që se kanë "njohuri të drejtpërdrejta dhe të afërta me rrethanat politike në Gjermani dhe janë të prekur prej tyre". Kjo vlen, për shembull, për gjermanët që kanë të ardhura të rregullta nga Gjermania, ose marrin pjesë aktive në jetën shoqërore gjermane. Në zgjedhjet e Bundestagut të vitit 2021, vetëm 130 000 gjermanë të diasporës ushtruan të drejtën e votës. Prej tyre, shumica ishin në vendet e BE-së dhe Evropës, ndërsa numri i votuesve nga kontinentet e tjera ishte shumë më i vogël./DW
zgjedhjet ne gjermani
Bota
17 Janar 2025, 10:27
r.ll
pamje ng shkaterrimi i raketes
SHBA- Nisja e shtatë e raketës së Space X në hapësirë ka përfunduar me gjysmë...
Bota
17 Janar 2025, 10:15
N.F
Biden
SHBA- Presidenti në largim i SHBA-ve, Joe Biden ka zhvilluar së fundmi një shëtitje në Shtëpinë e Bardh&...
Bota
17 Janar 2025, 09:26
N.F
Netanyahu
IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu pasi miratoi armëpushimin dhe shkëmbimin e pengjeve dhe të burgosurve,...
Bota
17 Janar 2025, 09:03
N.F
Pompei
ITALI- Një banjë ultra-luksoze është zbuluar si pjesë e një gërmimi të madh në qytetin ...
Bota
17 Janar 2025, 08:00
N.F
Foto ilustruese
KINË- Epoka e kontrollit të lindjeve për shkak të mbipopullimit duket se ka përfunduar për mirë për...
Bota
17 Janar 2025, 07:57
r.ll
trump
SHBA- Temperaturat në kryeqytetin amerikan Uashington janë prej disa ditësh nën zero dhe moti në inaugurimin&...
Bota
17 Janar 2025, 07:48
N.F
Foto ilustruese
KINË- Një total prej 361 profesionistësh të medias u burgosën për punën e tyre n&eum...
Bota
17 Janar 2025, 07:46
r.ll
benjamin netanyahu
IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se është arritur marrëveshja për kthimin e pengjeve që m...
Bota
17 Janar 2025, 07:37
N.F
Takimi
ANGLI- Britania dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje 100-vjeçare të enjten, ku Britania zotohet t'i sigurojë Ukrai...
Bota
17 Janar 2025, 07:36
r.ll
foto ilustruese
STILFONTEIN- Numri i të vdekurve nga një situatë e tensionuar gati njëmujore ndërmjet policisë dhe minat...