Aktualitet

Në lokal shitej drogë dhe viheshin baste sportive, arrestohet pronari 28-vjeçar në Patos (EMRI)

Policia bën me dije se i arrestuari është Klajdi Malaj.

17 Janar 2025, 09:51 Nga N.F
Në lokal shitej drogë dhe viheshin baste sportive, arrestohet pronari
Foto ilustruese

FIER- Një 28-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Fier. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi në lokalin në pronësi të tij shiteshin lëndë narkotike dhe viheshin baste.

Policia bën me dije se i arrestuari është Klajdi Malaj. Nga ky operacion janë sekuestruar doza të lëndëve narkotike dhe celulari me faqe aktive online për baste. 

Njoftimi i plotë:

Fier/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Multiple”. Zbulohet një lokal në Patos, ku shiteshin doza Kokaine dhe Cannabisi, si dhe viheshin baste me celular. Vihet në pranga pronari i ambientit. Sekuestrohen doza të lëndëve narkotike dhe celulari me faqe aktive online për baste.

Gjatë operacionit “Multiple”, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posacme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë shtetasin Klajdi Malaj, 28 vjeç, banues në Patos.

Nga kontrolli në lokalin e shtetasit K. M., në Patos, shërbimet e Policisë konstatuan se ambienti ishte përshtatur për shitje në doza, të lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis, si dhe për vënie të basteve sportive, me celular. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

shitej drog ne lokal arrestohet pronari ne patos

Sondazh

Poll