Politike

“1 milion shqiptarë u larguan në 10 vitet e fundit”/ Topalli: Diaspora e kësaj dekade t’i japë përgjigje me votë qeverisjes socialiste

Topalli gjithashtu u kërkon shqiptarëve që nuk jetojnë në Shqipëri, të regjistrohen në faqen e KQZ-së, për të qenë votues në zgjedhjet e 11 majit. 

14 Janar 2025, 16:59 Nga DOSJA
“1 milion shqiptarë u larguan në 10 vitet e fundit”/
Jozefina Topalli

TIRANË- Drejtueja politike e PD-së, Jozefina Topalli, tha se largimi i mbi 1 milionë shqiptarëve në 10 vitet e fundit nga Shqipëria, është një alarm. Sipas saj, Diaspora e kësaj dekade, duhet t’i japë një përgjigje të fortë me votë qeverisjes socialiste, për të garantuar rotacionin politik.

Topalli tha se PS, ka filluar presionet ndaj administratës, e gjithashtu po përdor ambasadat në funksion të saj. Ka një pikë ku sipas Topallit, PS është përpara, luksi dhe paratë, për të cilat PD do kundërpërgjigjet me ndërgjegje dhe moral. Topalli gjithashtu u kërkon shqiptarëve që nuk jetojnë në Shqipëri, të regjistrohen në faqen e KQZ-së, për të qenë votues në zgjedhjet e 11 majit. 

"Unë mund te bëhem faktor për të bërë rotacionin për faktin se ato që kanë ikur gjatë 10 viteve të fundit në ritme aq të frikshme me një largim aq dramatik, sigursht që nuk kanë ikur nga qefi por kane ikë nga mos mundesia e përballimit të jetesës. Ka 1000 arsye që diaspora që është më e pavarur është më e lirë sesa ato që janë në administratën shtetërore të bëhët një faktor kyq për të bërë rotacionin thjesht për një Shqipëri më të mirë. Ato po përdorin administratën në çdo qelizë duke kondicionu cdo vend pune me vendin e punës dhe bukën e gojës të atyre që punojnë në administatën shtetrore duke i detyruar të sjellin numrin e caktuar të familjarëve të tyre që jetojnë në diasporë dhe për t'i kontrolluar nëse janë të regjistruar." tha Topalli. 

jozefina topalli

Sondazh

Poll