Sport

Lajme të mira edhe për Sylvinhon, Gjimshiti i gatshëm sot përballë Juventusit!

Trajneri Gasperini e ka grumbulluar për ndeshjen dhe tani mbetet të mësohet nëse do e nisë atë nga fillimi apo nëse do e nisë nga stoli.

14 Janar 2025, 17:11 Nga DOSJA
Lajme të mira edhe për Sylvinhon, Gjimshiti i gatshëm sot

ITALI - Berat Gjimshiti nuk do të humbasë supersfidën e sotme në Serinë A. Mbrojtësi shqiptar, la fushën e lojës që në minutat e parë të sfidës ndaj Udinezes në kampionat në fundjavë, por nuk do të shohë si spektator në tribunë sfidën ndaj Juventusit që Atalanta luan sot.

Futbollisti u ça në vetull pas një përplasje kokë më kokë dhe meqë nuk ndalej hemorragjia, u desh të linte fushën e lojës duke përfunduar në spital.

Atje iu konstatua një traumë në kokë dhe një e çarë për të cilën u deshën 10 qepje për ta mbyllur. Prania e tij pas këtij dëmtimi ishte në dyshim, por mediat pranë klubit të Atalantës kanë bërë të ditur se Gjimshiti vlerësohet si i gatshëm për sfidën në fjalë. Trajneri Gasperini e ka grumbulluar për ndeshjen dhe tani mbetet të mësohet nëse do e nisë atë nga fillimi apo nëse do e nisë nga stoli.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll