Sport

Ndalesa e re për Calhanoglu, një tjetër shans për Asllanin. Playmakeri turk rrezikon të jetë për një kohë të gjatë jashtë

Ish-lojtari i Milanit rrezikon të rikthehet në fushë vetëm në shkurt. Vendin e tij me gjasa do ta zejë shqiptari Asllani, zëvendësuesi natyral i mesfushorit turk.

14 Janar 2025, 08:00 Nga DOSJA

Ndalesa e re për Calhanoglu, një tjetër shans për Asllanin.

ITALI - Një lajm tjetër i keq për Hakan Calhanoglu: turku, pasi përjetoi dhimbje muskulore gjatë punës së personalizuar të rikuperimit nga zgjatja e aduktorit të djathtë, iu nënshtrua testeve klinike dhe instrumentale, të cilat nxorën në pah një tendosje të lehtë në shputën e këmbës së djathtë .

Një ndalesë e rëndë që ndërlikon planet e Inzaghit për ndeshjet e ardhshme: ish-lojtari i Milanit rrezikon ta shohë veten në fushë vetëm në ditët e para të shkurtit. Mungesa e Calhas në ndeshjet kundër Bolonjës, Empolit, Sparta Pragës dhe Lecces është thuajse e sigurt.

Shpresa e stafit të zikaltërve është që ta rikthejnë playmakerin turk në sfidën kundër skuadrës së Monacos, ndeshja e fundit e planifikuar për 29 janar në Champions League. Duke vepruar kështu, mesfushori i datëlindjes 1994 mund të nisë disa ditë më vonë në  derbin e 2 shkurtit.

Përballë këtij skenari, ka gjasa që shqiptari Kristjan Asllani të gjejë ende hapësirë ​​në dhomën e regjisorit, duke kërkuar besimin pas kritikave të shumta. Gjithsesi, për momentin ai ka suportin e trajnerit Inzaghi, i cili ka shprehur besim ndaj mesfushorit të Kombëtares kuqezi.

Ndërkohë te Interi ka një psherëtimë lehtësimi në lidhje me gjendjen e Henrikh Mkhitaryan. Armeni, i cili humbi ndeshjen ndaj Venezias, pas një problemi të pësuar në stërvitje, kreu teste në klinikën Humanitas në Rozzano, të cilat nuk zbuluan asnjë dëmtim.

Për ish-lojtarin e Romës ka vetëm një zgjatje e lehtë e ngjitësve të kofshës së majtë: situata, siç nënvizohet në njoftimin për shtyp të zikaltërve, do të rivlerësohet dita-ditës. 

Me përjashtim të ndonjë ngjarjeje të papritur, mesfushori 35-vjeçar nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e të së mërkurës në mbrëmje kundër Bolonjës. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll