Sport

KUPA E SHQIPERISE / Bylisi eliminon Tiranën, bardheblutë vazhdojnë dishezën!

Ndërkohë më herët përfundoi edhe sfida mes Laçit dhe Kukësit, takim i vlefshëm për fazën e 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë. Kurbinasit kanë triumfuar me përmbysje 3-1 ndaj verilindorëve.

14 Janar 2025, 17:03 Nga DOSJA
KUPA E SHQIPERISE / Bylisi eliminon Tiranën, bardheblutë

BALLSH - Është mbyllur me fitoren e Bylisit takimi i ditës së sotme, i vlefshëm për Kupën e Shqipërisë. Ballshiotët ia dolën të mundin 2-1 skuadrën e Tiranës pas 120 minutave. Kjo pasi koha e rregullt përfundoi 1-1 mes dy ekipeve, ku goli i Flamur Ruçit në minutën e 113-të vendosi për fatet e këtij takimi.

Më parë shënuan Ernest në minutën e 10-të dhe Marku në të 23-tën, po u desht koha shtesë për të vendosur për ekipin që kualifikohet për më tej. Tashmë kryeqytetasit ndërpresin rrugëtimin e tyre në Kupë dhe nga ana tjetër Bylisi i Nevil Dedes bën një tjetër “surprizë” të pakëndshme për bardheblutë.

Ndërkohë më herët përfundoi edhe sfida mes Laçit dhe Kukësit, takim i vlefshëm për fazën e 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë. Kurbinasit kanë triumfuar me përmbysje 3-1 ndaj verilindorëve, me ekipin e Francesco Morieros që vazhdon rrugëtimin në këtë kompeticion.

Vendimtar ishin golat e Tresës në minutën e 45+6 dhe dopieta e Bullarit në minutën e 45+9 dhe 67’, duke bërë të pavlefshëm golin e Badjie në minutën e 21-të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll