Sport

Ja kontrata e re XXXL e Cristiano Ronaldos për të vazhduar me Al-Nassr...

“CR7” duhet të vazhdojë kontratën me klubin saudit Al-Nassr edhe për një sezon dhe do të përfitojë shpërblime edhe më të jashtëzakonshme.

14 Janar 2025, 17:01 Nga DOSJA

Ja kontrata e re XXXL e Cristiano Ronaldos për të vazhduar me

ARABIA SAUDITE - Sipas Al Khabar, një media saudite, e cituar nga gazeta portugeze O Jogo, Cristiano Ronaldo do të vazhdojë kontratën e tij me Al-Nassr.

Ylli gati 40-vjeçar do të zgjaste praninë e tij në Ligën Pro Saudite edhe me një sezon në këmbim të një çeku monumental.

Kështu “CR7” do të mbetej lojtari më i paguar në botë me këtë kontratë të re, e cila do të tejkalonte pagat e tij aktuale e vlerësuar në 200 milionë euro në sezon, përfshirë të drejtat e imazhit.

Sipas renditjes së fundit të publikuar nga Forbes në vitin 2024, portugezi ishte tashmë në krye të renditjes me 263 milionë euro të ardhura, shumë përpara rivalit të tij Lionel Messi (124 milionë euro).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll