Aktualitet

Atentate e vrasje gjatë 2025/ Gazetari për ekzekutimin e Kristian Markut: Autorët e ndoqën nga Tirana deri pranë Vlorës! Në drejtim të 30-vjeçarit janë qëlluar 12 fishekë, ku...

Ai tha se autorët dyshohet se kanë qenë tre persona dhe se ata e kanë ndjekur objektivin nga Tirana deri në afërsi të Vlorës, ku dhe kanë kryer atentatin.

14 Janar 2025, 16:08 Nga E. D
Atentate e vrasje gjatë 2025/ Gazetari për ekzekutimin e Kristian
Igli Celmeta

TIRANË- Gazetari Igli Celmeta ka folur për ngjarjet kriminale që kanë tronditur vendin në ditët e para të vitit të ri 2025. Celmeta i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 foli dha detaje të reja për vrasjen e Kristian Markut që u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në autostradën Fier-Vlorë. Ai tha se autorët dyshohet se kanë qenë tre persona dhe se ata e kanë ndjekur objektivin nga Tirana deri në afërsi të Vlorës, ku dhe kanë kryer atentatin. Sipas gazetarit, Marku dyshohet se është nxjerrë në pritë. Gjithashtu gazetari thotë se policia po heton edhe pista të tjera, përpos hakmarrjes.

“Kristian Marku u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në autostradën Fier-Vlorë. 30-vjeçari ishte nisur nga Tirana për në Vlorë dhe në fshatin Novoselë i është bërë atentat. Dyshohet se kanë qenë tre persona që i kanë bërë atentat dhe ata e kanë ndjekur nga Tirana. Në drejtim të Kristian Markut janë qëlluar 12 fishekë, ku 3 kanë qenë fatale për të riun. Është enigmë pse 30-vjeçari shkoi në Vlorë. Ka dyshime se mund të jetë nxjerrë në pritë nga persona të tjerë. Ka qenë i vetëm në makinë dhe i paarmatosur. Celulari është në duart e grupit hetimor. Marku ka qenë në kërkim, pasi më 2023 dyshohet se ka qëlluar ndaj Saimir Reçit. Ngjarja është e rëndë për policinë, pasi ky person ishte në kërkim dhe lëvizte me makinë në Tiranë, Rrëshen a Vlorë. Policia po heton edhe pista të tjera, përpos hakmarrjes. E kishte mbiemrin të ndryshuar, për shkak se kishte probleme me drejtësinë”, tha Celmeta.

Duke folur për vrasjen e Ramazan Matajt, gazetari tha se fillimisht u aludua për arsye të ndryshme, por se arsye kryesore doli ajo për çështje nderi. Ai thotë se Ramazan Mataj kishte prishur dy kurora të motrës së autorëve. Gjithashtu ai tha se autorët kanë shfaqur pendesë, edhe babai i vëllezërve autorë ka shfaqur pendesë. 

“Vrasja e Ramazan Mataj ishte ngjarja e parë kriminale në vendin tonë. Policia e Shkodrës punoi mirë, duke arrestuar dy vëllezër. Vrasja ishte për çështje nderi. Ramazan Mataj kishte prishur dy kurora të motrës së autorëve. Autorët kanë shfaqur pendesë, edhe babai i vëllezërve autorë ka shfaqur pendesë. Autorët kanë qenë amatorë ta themi”, deklaroi ai.

igli celmeta

Sondazh

Poll