Politike

VIDEO/ Rama ndan pamjet nga eventi sportiv në Romë: Shqipëria u prezantua si destinacioni i Giro d'Italia 2025

Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë shkruan se ky eveniment do të ndiqet nga 200 televizione të botës.

14 Janar 2025, 08:11 Nga r.ll
VIDEO/ Rama ndan pamjet nga eventi sportiv në Romë: Shqipëria u
foto nga eventi

ITALI- Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga eventi i “Giro d’Italia 2025” në Romë, teksa Shqipëria do të jetë vendi ku do të nisë ky event i rëndësishëm sportiv. 

Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë shkruan se ky eveniment do të ndiqet nga 200 televizione të botës.

“Mirëmëngjes dhe me këtë videokartolinë nga Roma, ku Shqipëria u prezantua si destinacioni i sivjetëm i Nisjes së Madhe të Giro d’Italia, që do të ndiqet nga 200 televizione të botës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Eventi sportiv do të mbahet këtë vit në vendin tonë, nga data 9 deri më 11 Maj. 3 etapat do të mbahen në Tiranë, Durrës dhe Vlorë ndërsa të pranishëm do të jenë rreth 3 mijë persona sportistë dhe staf mbështetës.

edi rama giro d\'italia

Sondazh

Poll