Politike

Debati me Fevziun/ "Qëndrimi kundër oligarkisë, i pashmangshëm!" Qori: E them të vërtetën siç e mendoj

Qori u shpreh se nuk ishte i sigurtë për reagimin e njerëzve dhe se nuk e kishte parashikuar se debati do të shkonte ashtu.

13 Janar 2025, 22:28 Nga ZH.LL
Debati me Fevziun/ "Qëndrimi kundër oligarkisë, i
Qori-Fevziu

TIRANË- Drejtuesi i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, ka folur rreth debatit në "Opinion" me gazetarin Blendi Fevziun. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, theksoi se qëndrimi i tij kundër oligarkisë ekonomike ishte i qartë dhe i pashmangshëm ndaj edhe u zhvillua me tone të larta.

Qori u shpreh se nuk ishte i sigurtë për reagimin e njerëzve dhe se nuk e kishte parashikuar se debati do të shkonte ashtu. Ai shtoi se vetëm kur ka dalë nga studio e emisionit ka parë popullaritetin e debatit dhe mesazhet përkrahëse që kishte marrë.

“Nëse unë mendoj se diçka është e vëtetë, unë e them. Ne kemi qëndrim të fortë kundër oligarkisë dhe ujdinë e pistë që ajo bën dhe kontribuon në kapjen e medias dhe që shtrihet në mediat kryesore, dhe në TV Klan një ndër mediat kryesore. Mendova se kjo do të zgjaste 2-3 minuta, por drejtuesi i emisionit këmbëngulte që tema të mos ndryshonte dhe të flisnim vetëm për këtë çështje. Unë kam tentuar të them, hajde shkojmë te pyetja mbi raportet midis partive të reja dhe programin tonë, por zoti Fevziu vijoi të fliste dhe përballë të më kishte mua. Nuk e parashikoja që do të shkonte kështu debati. Kur mbaroi nuk isha i sigurtë për reagimin e njerëzve, por debati pati shumë popullaritet dhe mora shumë mesazhe përkrahëse, jo se u ankova, por doja të dilja te simptoma më e gjerë”, tha Qori.

arlind qori blendi fevziu

Sondazh

Poll