Aktualitet

Arrèstohet biznesmeni në Elbasan, u premtonte qytetarëve ndërtime pa leje duke u marrë 5 mijë €

4 Janar 2020, 21:18 Nga DOSJA
Arrèstohet biznesmeni në Elbasan, u premtonte qytetarëve

ELBASAN- Një biznesmen nga Elbasani ka rënë në pràngat e Policisë, pasi mbi të rëndon akuza se u ofronte qytetarëve leje ndërtimi duke u marrë një shumë parash. Sipas burimeve të Dosja.al mësohet se biznesmeni i arrèstuar është 44-vjeçari Sulejman Shahini, pronar i një firme ndërtimi ne Elbasan.

Mësohet se Shahini ishte prej muajsh nën hetim nga Policia, pasi ai në emër të firmës së ndërtimit që kishte prej vitesh në Elbasan u premtonte pronarëve të bizneseve ndërtimin pa leje të objekteve apo qytetarëve që kërkonin të ndërtonin shtëpi pa leje ndertimi.

Po ashtu burime për Dosja.al bëjnë me dije se Shahini kishte lidhje të forta edhe me zyrtarë të INUV në Bashkinë e Elbasanit të cilët gjithashtu janë nën hetim. Shahini në bashkëpunim me persona të tjerë u premtonte qytetarëve ndërtimin e banesave apo bizneseve pa leje kundrejt shumave që variojnë nga 3000 mijë deri në 5000 mijë Euro.

Biznesmeni i arrestuar është nën akuzën e veprave penale “Ndërtim i pa ligjshëm”, Dhënie ndihme për ndërtim të pa ligjshem” dhe “Fshehje e të ardhurave”.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet biznesmeni ndertimet pa leje sulejman shahini arrestohet biznesmeni ndertimet pa leje sulejman shahini

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Janar 2020, 20:29

TIRANË- Avokati i Ervin Salianjit, Ledio Braho, ka folur sot pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Tiranës, për dënimin e ish-deputetit të PD. Sipas avo...