Aktualitet

4 Janar 2020, 20:29 Nga DOSJA

TIRANË- Avokati i Ervin Salianjit, Ledio Braho, ka folur sot pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Tiranës, për dënimin e ish-deputetit të PD. Sipas avokatit Braho, procesi gjyqësor ka disa anë të errëta. I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Braho u shpreh se nuk dihet si është bërë publik vendimi, pasi klienti i tij dhe Prokuroria nuk e kanë marrë ende nga Gjykata.

U njohëm nga portalet, nga mediat, sepse sot është ditë e shtunë dhe gjykatat nuk kanë punuar. Nuk e dimë si është zbardhur ky vendim sepse para datës 31 ne jemi paraqitur në Gjykatë, kemi depozituar dhe ankimin pa u zbardhur vendimi. Ndërkohë sot çuditërisht në media sot del vendimi, në faqen e gjykatës ku supozohet të hidhet vendimi nuk është vendimi, po ashtu ne nuk na është vënë në dijeni, as prokurorisë nuk i është vënë në dijeni. Kjo na bën të dyshojmë si është zbardhur ky vendim dhe si ka përfunduar në duart e medias, pa u marrë nga palët në fillim dhe prokuroria. Kjo është një anë tjetër e errët e këtij procesi gjyqësor që nuk dihet”, u shpreh Ledio Braho.

Sipas Brahos, në vendimin prej 62 faqesh mungojnë pretendimet e palëve, madje thotë ai edhe dëshmitarët janë cituar vetëm ata që i interesojnë prokurorisë.

Është një vendim prej 62 faqe, ai që ka dalë në media. 22 fletët e para janë pretendimet e prokurorisë, pra është fabula që ka ngritur prokuroria si gjatë hetimit edhe gjatë gjykimit. Nuk ka paraqitur asnjë nga pretendimet e palëve”, shtoi më tej avokati i Salianjit.

Disa ditë më parë Gjykata Penale ka dënuar me 1 vit bûrg ish-deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji për akuzën e “kallëzimit të rremë”, në lidhje me dosjen “Babalja”. Bashkë me Salianjin janë dënuar edhe të personat e tjerë të përfshirë në këtë dosje.  Fredi Alizoti, (i njohur si kunati i Babales), është dënuar me 2 vite bûrg për kallëzim të rremë, Albert Veliu, i njohur ndryshe edhe si “Babalja” u dënua me 3 vite e 5 muaj bûrg, ndërsa gazetari Jetmir Olldashi është dënuar me 5 muaj bûrg, që i konvertohet në 100 orë punë në komunitet. Menjëherë pas dhënies së vendimit, ish-deputeti e ka cilësuar gjyqin e tij si politik duke u shprehur se do ta apelonte vendimin. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet denohet me burg ervin salianji ervin salianji ledio braho denohet me burg ervin salianji ervin salianji ledio braho

Sondazh

Poll