Aktualitet

FOTO/ Policia merr me karrotrec makinën në të cilën u vra 56-vjeçari, sekuestrohen disa kamera në zonë

Dyshohet se persona që lëviznin me motor, kanë qëlluar në drejtim të Nasufit duke e lënë të vrarë në vend.

12 Janar 2025, 22:47 Nga M.B
FOTO/ Policia merr me karrotrec makinën në të cilën u vra
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Policia ka lëvizur me karrotrec makinën në të cilën u vra 56-vjeçari Bujar Nasufi, në zonën e "Pallatit me Shigjeta". Dyshohet se persona që lëviznin me motor, kanë qëlluar në drejtim të Nasufit duke e lënë të vrarë në vend.

Sipas të dhënave, autorët janë larguar me motor drejt zonës së Selitës. Mësohet se ai së bashku me vëllain e tij ishte pronarë i një mobilerie në zonën e “Pallatit me Shigjeta”.

Paraprakisht dyshohet se në momentin që është qëlluar, sapo ka dalë nga biznesi teksa dëshmitarët kanë parë mjetin e viktimës të ndaluar. Raportohet se viktima është qëlluar me 6 plumba, ndërsa besohet se ai ka qenë duke shkuar në banesën e tij, e cila ndodhet pranë vendit të ngjarjes. Deri më tani janë sekuestruar disa kamera në zonë, të cilët dyshohet se mund të kenë fiksuar momentin e atentatit apo lëvizjet e autorit.

vrasje ne tirane

Sondazh

Poll