Aktualitet

FOTO/ "Dyshohet se u qëllua me 6 plumba!" Vrasja e 56-vjeçarit te “Pallati me Shigjeta” në Tiranë, ja pamjet nga vendi i ngjarjes

Paraprakisht dyshohet se persona që lëviznin me motor, kanë qëlluar në drejtim të Nasufit duke e lënë të vrarë në vend. Sipas të dhënave, autorët janë larguar me motor drejt zonës së Selitës.

12 Janar 2025, 22:00 Nga M.B
FOTO/ "Dyshohet se u qëllua me 6 plumba!" Vrasja e
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë  rreth orës 20:40, te “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, ku viktimë ka mbetur 56-vjeçari Bujar Nasufi.

Pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes paraqesin prezencën e forcave të rendit dhe disa automjeteve. Raportohet se viktima është qëlluar me 6 plumba, ndërsa besohet se ai ka qenë duke shkuar në banesën e tij, e cila ndodhet pranë vendit të ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se persona që lëviznin me motor, kanë qëlluar në drejtim të Nasufit duke e lënë të vrarë në vend. Sipas të dhënave, autorët janë larguar me motor drejt zonës së Selitës.

Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

vrasja ne tirane

Sondazh

Poll