Aktualitet

VIDEO/ Dëbora dhe ngrica në vend, ja si paraqitet gjendja në zona të ndryshme

Mësohet se në verilindje dhe juglindje të vendit, dëbora ka arritur në disa centimetra dhe për shkak të alarmit të kripës, akulli po kthehet në rrezik për drejtuesit e mjeteve.

12 Janar 2025, 19:06 Nga M.B
VIDEO/ Dëbora dhe ngrica në vend, ja si paraqitet gjendja në zona
Foto nga vendi i ngjarjes

SHQIPËRI- Vendi ynë ditën e sotme është përfshirë nga moti i keq ku disa zona janë zbardhur nga dëbora. Kjo situatë ka bërë që të ketë probleme në disa akse kombëtare dhe jo vetëm. Mësohet se në verilindje dhe juglindje të vendit, dëbora ka arritur në disa centimetra dhe për shkak të alarmit të kripës, akulli po kthehet në rrezik për drejtuesit e mjeteve.

 

Situata paraqitet problematike në Rrugën e Kombit, aksin rrugor “Bypass-Qafë Murriz”, aksin rrugor Fushë Arrëz – Iballë, në segmentin Qafë Shari – Laku i Ballçit dhe aksin rrugor Qafë Thanë – Librazhd.

Moti i paqëndrushëm me erë, reshje shiu dhe dëbore ka shkaktuar problematika në Malësinë e Krujës. Aktualisht, niveli i dëborës ka kaluar 50 centimetra trashësi duke bllokuara dhe rrugët. 

Prezenca e madhe e dëborës ka bllokuar shumicën e akseve rrugore. Ndërsa raportohet gjithashtu për probleme me energjinë. Energjia elektrike është ndërprerë në të gjithë njësinë administrative të Cudhinit (Malësia e Krujës).

moti i keq

Sondazh

Poll