Aktualitet

FOTO/ Moti i keq edhe në Krujë, pisha bie mbi automjete dhe bllokon rrugën, nuk ka të lënduar

Në Krastë të Krujës, era e forta ka shkulur disa pisha nga vendi duke rënë mbi rrugë dhe mbi automjete, për rrjedhojë aksi Krujë-Fushë Krujë është i bllokuar.

12 Janar 2025, 18:35 Nga ZH.LL
FOTO/ Moti i keq edhe në Krujë, pisha bie mbi automjete dhe bllokon
pisha

KRUJË- Moti i keq me erë dhe reshje shiu e dëbore ka përfshirë pjesën më të madhe të vendit që prej orëve të para të mëngjesit. Në Krastë të Krujës, era e forta ka shkulur disa pisha nga vendi duke rënë mbi rrugë dhe mbi automjete, për rrjedhojë aksi Krujë-Fushë Krujë është i bllokuar.

Siç shihet edhe në foto, pisha ka rënë mbi dy automjete, teksa fatmirësisht shoferët dhe pasagjerët kanë shpëtuar pa lëndime.

FOTO/ Moti i keq edhe në Krujë, pisha bie mbi automjete dhe bllokon

Ndërkohë, në zonat malore vijojnë reshjet e dendura të dëborës. Gjithashtu është rritur dhe niveli i lumit Ishëm por deri në këto momente nuk përbën rrezik për përmbytje. Moti i paqëndrueshëm ka krijuar një situatë kaotike, teksa raportohet se reparti i zjarrfikësve dhe punonjësit e OSHEE ndodhen në terren. Aktualisht nuk raportohet për probleme me energjinë elektrike. 

 

 

kruje mot i keq

Sondazh

Poll